Pas zgjedhjes historike të Papa Leo XIV më 8 maj – Papa i parë amerikan në krye të Kishës Katolike – shtëpia e fëmijërisë së tij është vënë në shitje përmes një ankandi.
Prona ndodhet rreth 30 kilometra në jug të Çikagos dhe përfshin tre dhoma gjumi.
Shtëpia ishte rinovuar dhe ishte listuar më herët për 219 mijë dollarë, por nuk kishte interes.
Madje, çmimi ishte ulur në 199 mijë dollarë pa sukses.
Gjithçka ndryshoi kur u zbulua se Papa i sapozgjedhur, Robert Francis Prevost, kishte kaluar fëmijërinë në këtë shtëpi bashkë me familjen e tij.
Vetëm disa orë pas shpalljes së Papës së ri, prona mori tetë oferta dhe u tërhoq nga tregu.
Tani, ankandi do të fillojë nga 250 mijë dollarë dhe do të zgjasë deri më 18 qershor. Shitësi është i hapur për oferta në çdo kohë deri në mbylljen e ankandit. /FaktX/
