Me afrimin e verës dhe ngritjen e temperaturave, pishinat janë vendi i preferuar për t’u freskuar dhe argëtuar me familjen e miqtë.
Por jo gjithçka është pa rrezik – klori, kimikati që përdoret për pastrimin e ujit, mund të shkaktojë probleme serioze për sytë.
Oftalmologët paralajmërojnë se kontakti i zgjatur me klorin mund të shkaktojë sindromën e syrit të thatë, konjunktivit dhe infeksione të ndryshme.
Madje, edhe pse në raste të rralla, kjo mund të shkaktojë turbullim të shikimit.
Për të mbrojtur sytë tuaj:
Përdorni syze noti gjatë qëndrimit në pishinë.
Shpëlani sytë me ujë të pastër pas daljes nga pishina.
Mos notoni me lente kontakti.
Nëse vëreni skuqje, kruajtje apo shqetësime të tjera, vizitoni menjëherë mjekun.
Kujdesi për sytë është po aq i rëndësishëm sa përkujdesja për lëkurën gjatë verës. /FaktX/
