Prishtina po përgatitet për një mbrëmje të paharrueshme, teksa Armend Rexhepagiqi, ikona e muzikës shqiptare, do të rikthehet fuqishëm para publikut më 19 korrik.
Në këtë koncert special, që do të mbahet në kryeqytet, Rexhepagiqi do të prezantojë albumin e tij më të ri, “Dashni e Vjetër” – një projekt që mbart thellësinë, ndjenjat dhe poezinë që e karakterizojnë që nga fillimet e karrierës.
Publiku do të ketë mundësinë të shijojë si këngët e reja, ashtu edhe perlat e vjetra që e bënë artistin të dashur për të gjitha brezat.
Këngët që lanë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare do të jehojnë sërish, duke zgjuar emocione, kujtime dhe dashuri. /FaktX/
