Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u kap në kamera duke “rrotulluar sytë” pasi presidenti francez Emmanuel Macron i pëshpëriti diçka gjatë takimit të G7 në Kananaskis të Kanadasë.
Udhëheqësit e shtatë vendeve më të fuqishme botërore – Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia – së bashku me përfaqësuesen e BE-së, diskutuan sfidat globale, përfshirë konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
Pas pëshpëritjes së Macron, Meloni u përpoq të dëgjonte me vëmendje, por më pas reagoi duke “rrotulluar sytë”, duke krijuar një moment interesant në tryezën e rrumbullakët.
Dhe pamjet sigurisht që janë bërë virale.
Kjo thuhet se ndodhi pas një përplasjeje midis kryeministrit kanadez dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili hodhi dyshime për vendimin e përjashtimit të Rusisë nga G7 në vitin 2014. /FaktX/
