Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmet e fundit
    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    • Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?
    • Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm
    • Cilat vende po shqyrtojnë ndalimin e mediave sociale për fëmijët?
    Facebook Instagram
    FaktX
    Demo
    • Ballina
    • Lajme
      • Shqip
      • Botë
      • Ekonomi
      • Shkencë
    • Kuriozitete
      • Ngjarje
      • Fakte
      • Mistere
      • Fun
    • Sport
      • Futboll
      • Sporte të tjera
    • Tech & Auto
      • Ngjarje
      • AI
      • Aplikacione
      • Robotikë
      • Makina
      • Lajme Tech
    • Lifestyle
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqimi
      • Trende
    • Video
      • Lajme
      • Kuriozitete
      • Intervista
      • Virale
      • Si të…
    • Magazina
      • Lajme
      • Muzikë
      • Film/TV
      • Showbiz
    FaktX
    Home»Sport»Futboll»Zyrtare: Florian Wirtz bashkohet me Liverpoolin për një shumë rekord
    Futboll

    Zyrtare: Florian Wirtz bashkohet me Liverpoolin për një shumë rekord

    June 20, 2025
    Share
    Facebook Twitter Email Telegram WhatsApp Copy Link

    Liverpool ka kompletuar transferimin e mesfushorit ofensiv të Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, për një shumë rekord si në historinë e klubit, ashtu edhe të Premier League.

    Gjermani 22-vjeçar ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në “Anfield” deri në qershor të vitit 2030.

    Sipas raporteve, marrëveshja kap vlerën e 125 milionë eurove fillestare, me 15 milionë euro bonuse të arritshme dhe deri në 10 milionë euro të tjera bonuse “më të vështira”, duke e çuar totalin potencial në 150 milionë euro.

    Kjo e bën Wirtz:

    • Lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier League
    • Gjermanin më të shtrenjtë ndonjëherë
    • Shitjen më të shtrenjtë në historinë e Bayer Leverkusen dhe Bundesligës

    Ky transferim gjithashtu e vendos Wirtz në vendin e gjashtë në listën e transferimeve më të shtrenjta në historinë e futbollit, dhe nëse përmbushen të gjitha klauzolat, ai do të ngjitet në vendin e tretë.

    Për krahasim, Leverkusen më parë kishte shitur Kai Havertz për 80 milionë euro te Chelsea në vitin 2020, ndërsa ky i fundit kaloi te Arsenal për 75 milionë euro në vitin 2023.

    Pra, vetëm marrëveshja për Wirtz është pothuajse sa vlera e kombinuar e dy transferimeve të Havertz.

    Liverpool ka arritur më në fund një marrëveshje pas disa ofertave që ishin refuzuar nga Leverkusen, i cili insistoi në vlerën e plotë të lojtarit që ndihmoi klubin të fitonte titullin e parë në historinë e Bundesligës sezonin e kaluar. /FaktX/

    Lexo po ashtu

    Lamine Yamal thyen rekordet – bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit

    Zbulohet vlera tronditëse e tregut të Lamine Yamal – ai është lojtari më i shtrenjtë në futboll tani Lamine Yamal Lexo më shumë

    Carlsen godet tavolinën pas humbjes nga Gukesh, numri një i shahut kërkon falje për reagimin

    Një moment i tensionuar u shënua në raundin e gjashtë të turneut prestigjioz ‘Norway Chess 2025’, ku supertalenti indian Gukesh Lexo më shumë

    Cristian Chivu emërohet trajner i ri i Interit

    Cristian Chivu është zyrtarisht trajneri i ri i Interit, duke marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Simone Inzaghit, i Lexo më shumë

    Pep Guardiola flet për qëndrimin te Manchester City: Në klube si Real Madridi e Barcelona do të isha shkarkuar

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur para Kupës së Botës për Klube rreth besimit që gëzon nga drejtuesit Lexo më shumë

    Florian Wirtz FC Liverpool Liga Premier Premier League
    Rrjetet Sociale
    • Facebook
    • Instagram
    Të ngjashme
    Futboll

    Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve

    January 23, 2026

    Për Gurban Gurbanovin, kryqëzimi i rrugëve Tahir Baghirov dhe Jabir Aliyev nuk është thjesht një…

    Nga i pastrehë në legjendë – historia e njeriut që iku nga Irani, humbi gjithçka në bixoz, por fitoi zemrat e tifozëve të tenisit

    December 16, 2025

    Së bashku, janë 86 vjeç – Paraguaji i jep lamtumirë dyshes më të vjetër sulmuese në botë, legjendave që bënë historinë

    December 15, 2025

    Tri veprime të Haaland që nxisin spekulimet për kalimin e tij te Real Madridi

    December 14, 2025

    Postimet e fundit

    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    FaktX

    [email protected]

    Portali FaktX sjell tek ju gjithçka që ndodh, nga vendi e bota. Lajmet më të freskëta, kuriozitetet, zbulimet shkencore, të rejat nga sporti dhe showbiz, si dhe momentet interesante — të gjitha në një vend. Informohu shpejt, saktë dhe në kohë reale!

    Facebook X (Twitter) Instagram TikTok
    © 2026

    Për të kërkuar kliko "Enter" pasi të shënoni tekstin ose "Esc" për të anuluar.