Një grua 70-vjeçare nga Anglia po përballet me “rrezikun e falimentimit” për shkak të një matësi energjie me defekt, i cili ka gjeneruar fatura marramendëse për një pronë që ajo e jep me qira si shtëpi pushimi.
Lin Lawler, e cila zotëron një shtëpi me pesë dhoma dhe një aneks në Hainford të Norfolk-ut, është përballur me një faturë totale prej 24,010 paund (rreth 28,000 euro), pavarësisht se prona përdoret vetëm rreth 100 ditë në vit.
Kështu, kompania e energjisë i ka kërkuar shlyerjen e shumës, duke kërcënuar me ndërprerje të energjisë nëse nuk paguan 2,022 paund (afërsisht 2,360 euro) çdo javë.
Zonja Lawler u trondit kur mori një faturë prej 3,217 paund (rreth 3,750 euro) vetëm për muajin shkurt.
Pas disa muajsh ankesash dhe verifikimesh, në tetor 2024 u zbulua se matësi ishte me defekt dhe u zëvendësua në mars 2025.
Pas këtij ndryshimi, faturat ranë ndjeshëm – në maj ajo pagoi vetëm 183 paund (rreth 214 euro), krahasuar me 1,675 paund (rreth 1,950 euro) për të njëjtin muaj vitin e kaluar.
Një deputet lokal e ka cilësuar rastin si “të çmendur” dhe ka premtuar ndërhyrje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë për zonjën Lawler. /FaktX/
