Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmet e fundit
    • Qindra vetura Porsche “u ndalën papritur dhe nuk mund të lëviznin” – zbulohen detaje të një ngjarjeje të pazakontë në Rusi
    • Kjo tokë për ndërtim në Cyrih të Zvicrës kushton 12 milionë franga – dhe ‘hambari’ i vjetër duhet të mbetet
    • Ekonomia e Gjermanisë në krizën më të thellë pas Luftës së Dytë Botërore – paralajmëron një grup industrial
    • Tashmë është zyrtare: Kjo do të jetë ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2026
    • Gjithmonë duar të ftohta? Këta mund të jenë shkaktarët!
    • Nga mbrojtës i djathtë, në mesfushor brilant – transformimi i jashtëzakonshëm i Reece James te Chelsea
    • Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
    • Kylian Mbappe pranë thyerjes së rekordit të Cristiano Ronaldos te Real Madridi
    Facebook Instagram
    FaktX
    Demo
    • Ballina
    • Lajme
      • Shqip
      • Botë
      • Ekonomi
      • Shkencë
    • Kuriozitete
      • Ngjarje
      • Fakte
      • Mistere
      • Fun
    • Sport
      • Futboll
      • Sporte të tjera
    • Tech & Auto
      • Ngjarje
      • AI
      • Aplikacione
      • Robotikë
      • Makina
      • Lajme Tech
    • Lifestyle
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqimi
      • Trende
    • Video
      • Lajme
      • Kuriozitete
      • Intervista
      • Virale
      • Si të…
    • Magazina
      • Lajme
      • Muzikë
      • Film/TV
      • Showbiz
    FaktX
    Home»Sport»Futboll»Dhjetë fakte interesante rreth Ousmane Dembele dhe triumfi i tij për Topin e Artë
    Futboll

    Dhjetë fakte interesante rreth Ousmane Dembele dhe triumfi i tij për Topin e Artë

    September 26, 2025
    Share
    Facebook Twitter Email Telegram WhatsApp Copy Link

    Triumfi i Ousmane Dembele me Topin e Artë ishte i pritshëm, por pas tij fshihen disa arritje historike dhe momente të pazakonta që e bëjnë këtë sukses edhe më të veçantë.

    Vetëm një vit më parë, pak kush do ta kishte parashikuar këtë moment, ndërsa sot duket krejtësisht i natyrshëm.

    Dhjetë faktet kryesore që e përcollën, dikur talentin e madhe që sot ka kapur maksimumin e tij te PSG, duke e fituar Topin e Artë.

    1. Franca vendi me më shumë fitues të Topit të Artë – Me triumfin e Dembeles, Franca arrin në tetë fitore, duke lënë pas çdo vend tjetër. Legjenda si Michel Platini, Raymond Kopa, Zinedine Zidane, Jean-Pierre Papin dhe Karim Benzema e kanë ngritur më parë këtë trofe.

    2. Argjentina në nivel me Francën, por vetëm falë Messit – Argjentina ka gjithashtu tetë Topa të Artë, të gjithë të fituar nga Lionel Messi. Ndërsa Franca i ka shpërndarë mes disa emrave të mëdhenj.

    3. Debutimi i parë, trofe i parë – Ky ishte nominimi i parë i Dembeles për Topin e Artë. Para tij, i fundit që kishte fituar në përpjekjen e parë ishte George Weah në vitin 1995, i cili gjithashtu luajti te PSG para se të kalonte te Milani.

    4. Parashikimi i vitit 2013 – 12 vite më parë, në Twitter, Dembele kishte shkruar: “Unë mund ta fitoj Topin e Artë, kjo është e sigurt”.

    Një parashikim që sot është bërë realitet.

    5. Vitet e vështira te Barcelona – Në “Camp Nou” ai humbi plot 799 ditë për shkak të lëndimeve. Pavarësisht kësaj, presidenti Joan Laporta në vitin 2022 deklaroi: “Dembele është lojtar më i mirë se Mbappe”.

    6. Armiku i madh: ushqimi i shpejtë dhe lojërat elektronike – Barcelona i solli një dietolog, por ai nuk pranoi të punonte me të. Sipas specialistit: “Ousmane nuk e kontrollon jetën e tij. Nuk pushon siç duhet, nuk ka regjim profesional”.

    7. Kampion Botërori më 2018, por pa kontribut në gola – Dembele ishte pjesë e Francës kampione bote, por nuk kontribuoi direkt me gola apo asistime. Në atë kohë, shokët e skuadrës e njihnin më shumë për skuadrën e tij të “Football Manager”, Winchester, sesa për paraqitjet në fushë.

    8. Martesa që i ndryshoi jetën – Në vitin 2021 u martua me Rima Edbouche, një influencuese marokene dhe themeluese e markës së veshjeve “Razalae”. Martesa e tij solli stabilitet, gjë që ndikoi edhe në karrierë.

    9. Pezullimet te PSG – Më 30 shtator 2024, Luis Enrique e la jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Arsenalit. E njëjta gjë ndodhi edhe më 30 nëntor ndaj Nantes. Trajneri tha: “Nuk ka konflikt mes nesh, por ai nuk po përmbushte detyrimet e tij ndaj ekipit”.

    10. Lotët në ceremoninë e Topit të Artë – Momenti më emocionues ishte kur falënderoi familjen, agjentin, shokët dhe sidomos nënën e tij, e cila ka qenë gjithmonë vendimtare në karrierën e tij. Në atë çast, Dembélé shpërtheu në lot. /Telegrafi/

    Lexo po ashtu

    Lamine Yamal thyen rekordet – bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit

    Zbulohet vlera tronditëse e tregut të Lamine Yamal – ai është lojtari më i shtrenjtë në futboll tani Lamine Yamal Lexo më shumë

    Carlsen godet tavolinën pas humbjes nga Gukesh, numri një i shahut kërkon falje për reagimin

    Një moment i tensionuar u shënua në raundin e gjashtë të turneut prestigjioz ‘Norway Chess 2025’, ku supertalenti indian Gukesh Lexo më shumë

    Cristian Chivu emërohet trajner i ri i Interit

    Cristian Chivu është zyrtarisht trajneri i ri i Interit, duke marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Simone Inzaghit, i Lexo më shumë

    Pep Guardiola flet për qëndrimin te Manchester City: Në klube si Real Madridi e Barcelona do të isha shkarkuar

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur para Kupës së Botës për Klube rreth besimit që gëzon nga drejtuesit Lexo më shumë

    Ousmane Dembele Topi i Artë
    Rrjetet Sociale
    • Facebook
    • Instagram
    Të ngjashme
    Futboll

    Tashmë është zyrtare: Kjo do të jetë ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2026

    December 5, 2025

    Meksika do të hapë Kupën e Botës 2026 kundër Afrikës së Jugut, duke përsëritur skenarin…

    Nga mbrojtës i djathtë, në mesfushor brilant – transformimi i jashtëzakonshëm i Reece James te Chelsea

    December 5, 2025

    Kylian Mbappe pranë thyerjes së rekordit të Cristiano Ronaldos te Real Madridi

    December 5, 2025

    A është Granit Xhaka futbollisti më me ndikim në ekipet e tij në botë?

    November 24, 2025

    Postimet e fundit

    • Qindra vetura Porsche “u ndalën papritur dhe nuk mund të lëviznin” – zbulohen detaje të një ngjarjeje të pazakontë në Rusi
    • Kjo tokë për ndërtim në Cyrih të Zvicrës kushton 12 milionë franga – dhe ‘hambari’ i vjetër duhet të mbetet
    • Ekonomia e Gjermanisë në krizën më të thellë pas Luftës së Dytë Botërore – paralajmëron një grup industrial
    • Tashmë është zyrtare: Kjo do të jetë ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2026
    • Gjithmonë duar të ftohta? Këta mund të jenë shkaktarët!
    FaktX

    [email protected]

    Portali FaktX sjell tek ju gjithçka që ndodh, nga vendi e bota. Lajmet më të freskëta, kuriozitetet, zbulimet shkencore, të rejat nga sporti dhe showbiz, si dhe momentet interesante — të gjitha në një vend. Informohu shpejt, saktë dhe në kohë reale!

    Facebook X (Twitter) Instagram TikTok
    © 2025

    Për të kërkuar kliko "Enter" pasi të shënoni tekstin ose "Esc" për të anuluar.