Një Porsche 911 Targa e veçantë është braktisur për më shumë se tri dekada.
Makina e vitit 1970 është zbuluar në Idaho, pas më shumë se tre dekadash e braktisur nën boçe pishe.

Dhe makina klasike kishte qëndruar vetëm disa hapa larg zyrës së koleksionistit Markos Marzouca për plot 31 vjet.

Ajo ishte gjysmë e varrosur dhe e mbuluar me hala, ndërsa ketrat e kishin kthyer në strehën e tyre.

Megjithatë, pas pastrimit, Porsche-ja rezultoi në gjendje shumë më të mirë se pritej.

Ajo ruan ende motorin origjinal 2.0 litra me gjashtë cilindra dhe ka përshkuar 162 mijë kilometra.

Tani, falë pasionit të Marzouca-s, makina po i rikthehet jetës si një relike e rrallë e historisë automobilistike. /FaktX/
