Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin e ri të Sirisë, Ahmed al-Sharaa.
Ngjarja ndodhi në një takim historik që shënon vizitën e parë të një udhëheqësi sirian në Uashington që nga viti 1946.
Gjatë takimit, Trump i dhuroi al-Sharaa dy shishe nga parfumi i tij “Victory 45-47”, një për të dhe një për bashkëshorten e tij.
Dhe me stilin e tij karakteristik, ai e pyeti me humor presidentin sirian “sa gra ke?”.
A clearer video: Trump spraying Jolani with cologne and asking, “How many wives do you have? Just one? You never know….”
Never a dull moment. pic.twitter.com/FPYce56qjZ
— Open Source Intel (@Osint613) November 12, 2025
Al-Sharaa, 43 vjeç, është një ish-komandant rebel që mori pushtetin pas rrëzimit të Bashar al-Assad në dhjetor, u përgjigj “një”.
Takimi u pa si një sinjal i përmirësimit të marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Sirisë.
Së fundmi, Uashingtoni ka votuar për heqjen e disa sanksioneve ndaj qeverisë së re siriane. /FaktX/
