Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmet e fundit
    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    • Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?
    • Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm
    • Cilat vende po shqyrtojnë ndalimin e mediave sociale për fëmijët?
    Facebook Instagram
    FaktX
    Demo
    • Ballina
    • Lajme
      • Shqip
      • Botë
      • Ekonomi
      • Shkencë
    • Kuriozitete
      • Ngjarje
      • Fakte
      • Mistere
      • Fun
    • Sport
      • Futboll
      • Sporte të tjera
    • Tech & Auto
      • Ngjarje
      • AI
      • Aplikacione
      • Robotikë
      • Makina
      • Lajme Tech
    • Lifestyle
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqimi
      • Trende
    • Video
      • Lajme
      • Kuriozitete
      • Intervista
      • Virale
      • Si të…
    • Magazina
      • Lajme
      • Muzikë
      • Film/TV
      • Showbiz
    FaktX
    Home»Magazina»Showbiz»“Zurich Shqip Up Comedy Festival” publikon përmbledhjen e edicionit të katërt – gjithçka që ndodhi në dy netët spektakolare
    Showbiz

    “Zurich Shqip Up Comedy Festival” publikon përmbledhjen e edicionit të katërt – gjithçka që ndodhi në dy netët spektakolare

    November 14, 2025
    Share
    Facebook Twitter Email Telegram WhatsApp Copy Link

    Festivali “Zurich Shqip Up Comedy Festival” ka publikuar së fundmi një video përmbledhëse të edicionit të katërt, i cili u mbajt para dy javësh në Cyrih dhe shënoi një sukses të jashtëzakonshëm.

    Dy net plot humor dhe të qeshura mbushën diasporën shqiptare në Zvicër, me një publik më të madh se kurrë më parë.

    Videoja ofron një pasqyrë të gjallë nga skena, prapaskenat dhe atmosfera në pre- dhe after-party, duke treguar se gjithçka ishte në nivel të lartë profesional dhe argëtues.

    Në mbishkrimin e videos, faqja zyrtare e festivalit shkruan: “Jashtëzakonisht të lumtur dhe krenarë me gjithë ekipin, bashkëpunëtorët, artistët, bordin dhe të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kanë dhënë kontributin e tyre në një ngjarje si kjo! Ishte diçka unike — diçka që më parë nuk ka ndodhur as këtu, as në trojet shqiptare — dhe ato që flasin më së miri janë pamjet e kësaj videoje”.

    Festivali tashmë është kthyer në një nga ngjarjet më të mëdha kulturore shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, duke ndjekur vizionin e nisjes së tij katër vite më parë: të sillte humor cilësor, të hapte hapësirë për zëra të rinj dhe të bashkonte komunitetin shqiptar me atë zviceran përmes artit dhe të qeshurës.

    Organizatorët theksuan se Shqip Up po rritet çdo vit, me ide dhe artistë të rinj, duke sjellë programe që sfidojnë dhe argëtojnë publikun.

    Ata gjithashtu ftojnë fansat që të mos humbasin edicionin jubilar më 31 tetor 2026 dhe të vizitojnë faqen e festivalit për më shumë informacione: www.shqipupfestival.ch.

    Ky edicion i katërt i “Shqip Up Comedy Festival” ka dëshmuar se humori dhe arti janë mjete të fuqishme për të bashkuar komunitetin dhe për të promovuar kulturën shqiptare jashtë vendit. /Telegrafi/

    Lexo po ashtu

    David Beckham merr zyrtarisht titullin “Sir”

    Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, më në fund është nderuar me titullin “Sir”, pas vitesh pritjeje dhe pengesash që e Lexo më shumë

    “Dashni e Vjetër” dhe jo vetëm – Armend Rexhepagiqi rikthehet me koncert special në Prishtinë

    Prishtina po përgatitet për një mbrëmje të paharrueshme, teksa Armend Rexhepagiqi, ikona e muzikës shqiptare, do të rikthehet fuqishëm para Lexo më shumë

    Coldplay shpallet grupi më fitimprurës i vitit në skenat live – të ardhura rekord nga turneu botëror

    Grupi i famshëm britanik Coldplay ka kryesuar listën e artistëve me më shumë fitime nga koncertet live në vitin 2025. Lexo më shumë

    Ylli i YouTube, MrBeast, hap një park argëtimi të përkohshëm në Arabinë Saudite

    MrBeast, YouTuber-i më i ndjekur në botë me mbi 450 milionë abonentë, ka hapur një park argëtimi të përkohshëm në Lexo më shumë

    Zurich Shqip Up Comedy Festival Zvicra
    Rrjetet Sociale
    • Facebook
    • Instagram
    Të ngjashme
    Fun

    “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop

    January 23, 2026

    Një lopë e veçantë ka detyruar shkencëtarët të mendojnë sërish për inteligjencën e bagëtive. Një…

    Nga kafeja te shërbimet komunale – qyteti zviceran ku mund të paguani për shumicën e gjërave me bitcoin

    December 12, 2025

    Kjo tokë për ndërtim në Cyrih të Zvicrës kushton 12 milionë franga – dhe ‘hambari’ i vjetër duhet të mbetet

    December 5, 2025

    A është Granit Xhaka futbollisti më me ndikim në ekipet e tij në botë?

    November 24, 2025

    Postimet e fundit

    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    FaktX

    [email protected]

    Portali FaktX sjell tek ju gjithçka që ndodh, nga vendi e bota. Lajmet më të freskëta, kuriozitetet, zbulimet shkencore, të rejat nga sporti dhe showbiz, si dhe momentet interesante — të gjitha në një vend. Informohu shpejt, saktë dhe në kohë reale!

    Facebook X (Twitter) Instagram TikTok
    © 2026

    Për të kërkuar kliko "Enter" pasi të shënoni tekstin ose "Esc" për të anuluar.