Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmet e fundit
    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    • Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?
    • Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm
    • Cilat vende po shqyrtojnë ndalimin e mediave sociale për fëmijët?
    Facebook Instagram
    FaktX
    Demo
    • Ballina
    • Lajme
      • Shqip
      • Botë
      • Ekonomi
      • Shkencë
    • Kuriozitete
      • Ngjarje
      • Fakte
      • Mistere
      • Fun
    • Sport
      • Futboll
      • Sporte të tjera
    • Tech & Auto
      • Ngjarje
      • AI
      • Aplikacione
      • Robotikë
      • Makina
      • Lajme Tech
    • Lifestyle
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqimi
      • Trende
    • Video
      • Lajme
      • Kuriozitete
      • Intervista
      • Virale
      • Si të…
    • Magazina
      • Lajme
      • Muzikë
      • Film/TV
      • Showbiz
    FaktX
    Home»Lajme»Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?
    Lajme

    Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

    November 22, 2025
    Share
    Facebook Twitter Email Telegram WhatsApp Copy Link

    Janë propozime që do të kërkonin lëshime të mëdha nga Ukraina: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dëshiron t’i japë fund luftës me një plan prej 28 pikash. Zbulohen detaje të dokumentit të mëparshëm sekret.

    Qeveria amerikane e udhëhequr nga presidenti Donald Trump ka hartuar një plan për t’i dhënë fund luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, e cila vazhduar për tri vjet e gjysmë.

    Portali amerikan i lajmeve Axios publikoi detaje, ashtu edhe agjencitë e lajmeve AP dhe AFP shkruajnë se e kanë parë dokumentin.

    Parlamentari ukrainas Oleksiy Honcharenko, anëtar i partisë opozitare Solidariteti Europian, gjithashtu e postoi planin në internet nëpërmjet Telegramit. Ja një përmbledhje e propozimeve:

    Siguria ukrainase dhe evropiane

    Konfirmohet sovraniteti i Ukrainës

    Rusia, Ukraina dhe Evropa deklarojnë se konfliktet e 30 viteve të fundit kanë mbaruar dhe bien dakord të mos sulmojnë njëra-tjetrën. Rusia dhe SHBA-të rifillojnë bisedimet mbi kontrollin e armëve bërthamore.

    Ukraina me kushtetutë heq dorë nga anëtarësimi në NATO

    NATO zotohet të mos e anëtarësojë asnjëherë Ukrainën dhe të mos stacionojë trupa në Ukrainë. Aeroplanët luftarakë evropianë do të jenë të vendosur në Poloni. Rusia do të marrë detyrim ligjor të heqë dorë nga sulmet e agresionit kundër Evropës dhe Ukrainës.

    Gjithashtu, Ukraina nuk do të ketë armë bërthamore.

    Ajo do të marrë – megjithëse nuk specifikohet më tej në tekst – “garanci të besueshme sigurie” nga SHBA-të, të cilat nga ana tjetër do të kompensohen për ofrimin e këtyre garancive. Nëse Ukraina sulmon Rusinë, këto garanci do të anulohen. Nëse Rusia sulmon Ukrainën, sanksionet do të rivendosen dhe Moska do të humbasë të gjitha privilegjet sipas marrëveshjes së paqes.

    Madhësia e ushtrisë ukrainase do të kufizohet në 600,000 trupa dhe Ukrainës do t’i lejohet t’i bashkohet BE-së.

    Një grup pune amerikano-rus për çështjet e sigurisë do të monitorojë marrëveshjen.

    Një “Këshill Paqeje” i kryesuar nga presidenti i SHBA-së, Trump do të garantojë respektimin e marrëveshjes.

    Çështjet territoriale

    Krimea dhe territoret e pushtuara ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut njihen de facto si territor rus. Ushtria ukrainase tërhiqet nga pjesët e Donjeckut që ende i kontrollon; këto zona do të konsiderohen një zonë tampon e demilitarizuar dhe do të njihen si territor rus. Në rajonet jugore të Zaporizhjas dhe Khersonit, vija aktuale e frontit vendoset si vijë ndarëse.

    Ushtria ruse tërhiqet nga urat që aktualisht i mban të zëna në rajonet Kharkiv dhe Sumy. Rusia heq dorë nga çdo pretendim i mëtejshëm territorial. Çështjet territoriale do duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore; përndryshe, të gjitha garancitë e sigurisë janë të pavlefshme.

    Centrali bërthamor i Zaporizhjas do të vendoset nën juridiksionin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe energjia elektrike që prodhon do të ndahet në mënyrë të barabartë midis Ukrainës dhe Rusisë. /DW/

    Lexo po ashtu

    Gjermanisë i duhen deri në 60,000 trupa shtesë, thotë shefi i Mbrojtjes

    Ushtria gjermane, Bundeswehr, do të ketë nevojë për rreth 50,000 deri në 60,000 trupa shtesë për të përmbushur kërkesat e Lexo më shumë

    Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

    Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan, Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet Lexo më shumë

    Kancelari Merz në Shtëpinë e Bardhë, i jep Trumpit certifikatën e lindjes së gjyshit të tij

    Gjatë takimit të tyre të parë zyrtar në Zyrën Ovale, kancelari gjerman Friedrich Merz i dhuroi presidentit të SHBA-së, Donald Lexo më shumë

    Po përhapet globalisht, ekspertët paralajmërojnë për variantin e coronavirusit “Nimbus”

    Një lloj i ri i coronavirusit, i përcaktuar si NB.1.8.1 dhe i njohur jozyrtarisht si Nimbus, është zbuluar edhe në Lexo më shumë

    Donald Trump SHBA Rusia Vladimir Putin Ukraina Lufta në Ukrainë Volodymyr Zelensky
    Rrjetet Sociale
    • Facebook
    • Instagram
    Të ngjashme
    Kuriozitete

    Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?

    January 23, 2026

    Shumë njerëz e kanë vënë re një detaj të pazakontë në uniformat e ushtrisë amerikane:…

    Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit

    January 23, 2026

    Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?

    January 23, 2026

    Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm

    January 8, 2026

    Postimet e fundit

    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    FaktX

    [email protected]

    Portali FaktX sjell tek ju gjithçka që ndodh, nga vendi e bota. Lajmet më të freskëta, kuriozitetet, zbulimet shkencore, të rejat nga sporti dhe showbiz, si dhe momentet interesante — të gjitha në një vend. Informohu shpejt, saktë dhe në kohë reale!

    Facebook X (Twitter) Instagram TikTok
    © 2026

    Për të kërkuar kliko "Enter" pasi të shënoni tekstin ose "Esc" për të anuluar.