Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmet e fundit
    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    • Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?
    • Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm
    • Cilat vende po shqyrtojnë ndalimin e mediave sociale për fëmijët?
    Facebook Instagram
    FaktX
    Demo
    • Ballina
    • Lajme
      • Shqip
      • Botë
      • Ekonomi
      • Shkencë
    • Kuriozitete
      • Ngjarje
      • Fakte
      • Mistere
      • Fun
    • Sport
      • Futboll
      • Sporte të tjera
    • Tech & Auto
      • Ngjarje
      • AI
      • Aplikacione
      • Robotikë
      • Makina
      • Lajme Tech
    • Lifestyle
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqimi
      • Trende
    • Video
      • Lajme
      • Kuriozitete
      • Intervista
      • Virale
      • Si të…
    • Magazina
      • Lajme
      • Muzikë
      • Film/TV
      • Showbiz
    FaktX
    Home»Lajme»Botë»Shtëpia e Bardhë jep përditësime mbi shëndetin e Donald Trump, ndërsa presidenti i ishte nënshtruar një skanimi me MRI
    Botë

    Shtëpia e Bardhë jep përditësime mbi shëndetin e Donald Trump, ndërsa presidenti i ishte nënshtruar një skanimi me MRI

    December 2, 2025
    Share
    Facebook Twitter Email Telegram WhatsApp Copy Link

    Shtëpia e Bardhë ka zbuluar detaje të vlerësimit të fundit mjekësor të Donald Trump që përfshin një skanim të sistemit të tij kardiovaskular dhe barkut.

    Presidenti amerikan, 79 vjeç, iu nënshtrua një skanimi me rezonancë magnetike (MRI) në tetor, i cili u konfirmua në një memo nga mjeku i tij, Sean P Barbabella.

    Dhe mjeku i Shtëpisë së Bardhë shkroi se imazhet kardiovaskulare dhe të barkut ishin “krejtësisht normale”.

    “Qëllimi i këtij imazhi është parandalues: të identifikojë problemet herët, të konfirmojë shëndetin e përgjithshëm dhe të sigurojë që ai të ruajë vitalitetin dhe funksionin afatgjatë”, ka thënë Dr. Barbabella.

    Ai shtoi se nuk kishte “asnjë provë të ngushtimit arterial që dëmton rrjedhjen e gjakut ose anomali në zemër ose në enët kryesore”.

    “Dhomat e zemrës janë normale në madhësi, muret e enëve të gjakut duken të lëmuara dhe të shëndetshme, dhe nuk ka shenja inflamacioni ose mpiksjeje”.

    Sa i përket imazheve të barkut, ai shkroi se “të gjitha organet kryesore duken shumë të shëndetshme dhe të perfuzuara mirë”.

    “Çdo gjë e vlerësuar funksionon brenda kufijve normalë pa shqetësime akute ose kronike”.

    Ai bëri të ditur se imazheria u krye “sepse burrat në grupmoshën e tij përfitojnë nga një vlerësim i plotë i shëndetit kardiovaskular dhe abdominal”.

    Ndërkohë, presidenti amerikan kishte thënë se nuk e dinte se cila pjesë e trupit të tij ishte ekzaminuar, por shtoi: “Nuk ishte truri sepse bëra një test njohës dhe e kalova me sukses”.

    Ai madje i përshkroi rezultatet e MRI-së si “perfekte”.

    Në vitin 2022, Donald Trump e përshkroi veten si “presidenti më i shëndetshëm që ka jetuar ndonjëherë”, por në korrik u diagnostikua me pamjaftueshmëri kronike venoze (CVI) pasi vuri re “ënjtje të lehtë” në pjesën e poshtme të këmbëve.

    Dr. Barbabella tha se CVI, e cila shkakton grumbullimin e gjakut në vena, ishte një “gjendje beninje dhe e zakonshme, veçanërisht tek individët mbi moshën 70 vjeç”.

    Shqetësime u ngritën gjithashtu në korrik në lidhje me fotot që tregonin mavijosje në pjesën e pasme të dorës së zotit Trump që ishte mbuluar me grim.

    Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, sqaroi se ky ishte “acarim i vogël i indeve të buta nga shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës” për të zvogëluar rrezikun e atakut në zemër dhe goditjes në tru. /FaktX/

    Lexo po ashtu

    Gjermanisë i duhen deri në 60,000 trupa shtesë, thotë shefi i Mbrojtjes

    Ushtria gjermane, Bundeswehr, do të ketë nevojë për rreth 50,000 deri në 60,000 trupa shtesë për të përmbushur kërkesat e Lexo më shumë

    Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

    Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan, Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet Lexo më shumë

    Kancelari Merz në Shtëpinë e Bardhë, i jep Trumpit certifikatën e lindjes së gjyshit të tij

    Gjatë takimit të tyre të parë zyrtar në Zyrën Ovale, kancelari gjerman Friedrich Merz i dhuroi presidentit të SHBA-së, Donald Lexo më shumë

    Po përhapet globalisht, ekspertët paralajmërojnë për variantin e coronavirusit “Nimbus”

    Një lloj i ri i coronavirusit, i përcaktuar si NB.1.8.1 dhe i njohur jozyrtarisht si Nimbus, është zbuluar edhe në Lexo më shumë

    Donald Trump SHBA Shtëpia e Bardhë
    Rrjetet Sociale
    • Facebook
    • Instagram
    Të ngjashme
    Kuriozitete

    Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?

    January 23, 2026

    Shumë njerëz e kanë vënë re një detaj të pazakontë në uniformat e ushtrisë amerikane:…

    Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit

    January 23, 2026

    Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?

    January 23, 2026

    Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm

    January 8, 2026

    Postimet e fundit

    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    FaktX

    [email protected]

    Portali FaktX sjell tek ju gjithçka që ndodh, nga vendi e bota. Lajmet më të freskëta, kuriozitetet, zbulimet shkencore, të rejat nga sporti dhe showbiz, si dhe momentet interesante — të gjitha në një vend. Informohu shpejt, saktë dhe në kohë reale!

    Facebook X (Twitter) Instagram TikTok
    © 2026

    Për të kërkuar kliko "Enter" pasi të shënoni tekstin ose "Esc" për të anuluar.