Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmet e fundit
    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    • Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?
    • Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm
    • Cilat vende po shqyrtojnë ndalimin e mediave sociale për fëmijët?
    Facebook Instagram
    FaktX
    Demo
    • Ballina
    • Lajme
      • Shqip
      • Botë
      • Ekonomi
      • Shkencë
    • Kuriozitete
      • Ngjarje
      • Fakte
      • Mistere
      • Fun
    • Sport
      • Futboll
      • Sporte të tjera
    • Tech & Auto
      • Ngjarje
      • AI
      • Aplikacione
      • Robotikë
      • Makina
      • Lajme Tech
    • Lifestyle
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqimi
      • Trende
    • Video
      • Lajme
      • Kuriozitete
      • Intervista
      • Virale
      • Si të…
    • Magazina
      • Lajme
      • Muzikë
      • Film/TV
      • Showbiz
    FaktX
    Home»Lajme»Botë»Ish-drejtori i CIA-s tregon ‘dy lëvizjet’ që do ta detyronin Putinin t’i japë fund luftës në Ukrainë
    Botë

    Ish-drejtori i CIA-s tregon ‘dy lëvizjet’ që do ta detyronin Putinin t’i japë fund luftës në Ukrainë

    December 3, 2025
    Share
    Facebook Twitter Email Telegram WhatsApp Copy Link

    Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus, ka thënë se shpreson që të ketë dy grupe veprimesh nga bota perëndimore, të cilat do të detyronin Vladimir Putinin e Rusisë të përfundojë luftën në Ukrainë.

    “Së pari dhe më kryesorja” sipas tij, është që të ndihmohet Ukraina të bëjë edhe më mirë në vijën e frontit dhe në mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore kundër dronëve, raketave e kështu me radhë.

    Dhe kjo do të bëhej, vlerëson Petraeus, duke rënë dakord më në fund që Europa të përdorë ekuivalentin prej 200-250 miliardë dollarësh të rezervave të ngrira në bankat evropiane, veçanërisht në Belgjikë, si kolateral për obligacionet Euroclear.

    Ndërsa grupi i dytë i veprimeve, sipas tij, do të ishte shkatërrimi i ekonomisë së luftës ruse me sanksione të mëtejshme.

    “Ekonomia ruse është më e brishtë nga sa mendoj se shumë njerëz e kuptojnë, duke pasur parasysh se fondi i saj i mirëqenies kombëtare pritet të mbarojë vitin e ardhshëm, dhe ky është fondi që është devijuar nga mirëqenia sociale në mundësimin e prodhimit të vazhdueshëm ushtarako-industrial të Rusisë”.

    Dhe pastaj, ka shtuar ai, “duke ndjekur mbështetësit e ekonomisë së luftës ruse, ata që blejnë naftën dhe gazin – dhe pastaj edhe ata që ndihmojnë ekonominë e luftës ruse në aspektin e çipave, magneteve – dhe shumica e këtyre që vijnë nga Kina në Rusi”.

    “Nëse të dyja këto grupe veprimesh do të kryheshin, mendoj se në fakt, Vladimir Putin do të detyrohej të kërkonte një ndërprerje të armiqësive, sepse ai thjesht nuk mund ta vazhdonte luftën”, ka thënë ish-shefi i CIA-s.

    Ndërsa në pyetjen se a po na sjellin negociatat aktuale më afër paqes në Ukrainë apo jo, Petraeus ka thënë se “është shumë e vështirë të thuhet në fakt, sepse shumë varet nga gatishmëria e Rusisë për të bërë disa lëshime nga ana e saj, dhe sepse ka shumë gjëra që nuk i dimë”.

    “Ajo që dimë është se lista prej 28 pikash është reduktuar në një listë prej 19 pikash për të cilat ka marrëveshje midis SHBA-së dhe Ukrainës, dhe se ka disa tema që duhet të zgjidhen në një bisedë midis dy presidentëve, presidentit (Donald) Trump dhe presidentit (Volodymyr) Zelensky. Nuk kemi shumë qartësi se çfarë mund të jenë të gatshëm të pranojnë rusët”, ka thënë ndër tjerash ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus. /FaktX/

    Lexo po ashtu

    Gjermanisë i duhen deri në 60,000 trupa shtesë, thotë shefi i Mbrojtjes

    Ushtria gjermane, Bundeswehr, do të ketë nevojë për rreth 50,000 deri në 60,000 trupa shtesë për të përmbushur kërkesat e Lexo më shumë

    Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

    Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan, Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet Lexo më shumë

    Kancelari Merz në Shtëpinë e Bardhë, i jep Trumpit certifikatën e lindjes së gjyshit të tij

    Gjatë takimit të tyre të parë zyrtar në Zyrën Ovale, kancelari gjerman Friedrich Merz i dhuroi presidentit të SHBA-së, Donald Lexo më shumë

    Po përhapet globalisht, ekspertët paralajmërojnë për variantin e coronavirusit “Nimbus”

    Një lloj i ri i coronavirusit, i përcaktuar si NB.1.8.1 dhe i njohur jozyrtarisht si Nimbus, është zbuluar edhe në Lexo më shumë

    SHBA David Petraeus Rusia Vladimir Putin Ukraina Lufta në Ukrainë CIA
    Rrjetet Sociale
    • Facebook
    • Instagram
    Të ngjashme
    Kuriozitete

    Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?

    January 23, 2026

    Shumë njerëz e kanë vënë re një detaj të pazakontë në uniformat e ushtrisë amerikane:…

    Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit

    January 23, 2026

    Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?

    January 23, 2026

    Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm

    January 8, 2026

    Postimet e fundit

    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    FaktX

    [email protected]

    Portali FaktX sjell tek ju gjithçka që ndodh, nga vendi e bota. Lajmet më të freskëta, kuriozitetet, zbulimet shkencore, të rejat nga sporti dhe showbiz, si dhe momentet interesante — të gjitha në një vend. Informohu shpejt, saktë dhe në kohë reale!

    Facebook X (Twitter) Instagram TikTok
    © 2026

    Për të kërkuar kliko "Enter" pasi të shënoni tekstin ose "Esc" për të anuluar.