Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmet e fundit
    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    • Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?
    • Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm
    • Cilat vende po shqyrtojnë ndalimin e mediave sociale për fëmijët?
    Facebook Instagram
    FaktX
    Demo
    • Ballina
    • Lajme
      • Shqip
      • Botë
      • Ekonomi
      • Shkencë
    • Kuriozitete
      • Ngjarje
      • Fakte
      • Mistere
      • Fun
    • Sport
      • Futboll
      • Sporte të tjera
    • Tech & Auto
      • Ngjarje
      • AI
      • Aplikacione
      • Robotikë
      • Makina
      • Lajme Tech
    • Lifestyle
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqimi
      • Trende
    • Video
      • Lajme
      • Kuriozitete
      • Intervista
      • Virale
      • Si të…
    • Magazina
      • Lajme
      • Muzikë
      • Film/TV
      • Showbiz
    FaktX
    Home»Kuriozitete»Fakte»Kjo tokë për ndërtim në Cyrih të Zvicrës kushton 12 milionë franga – dhe ‘hambari’ i vjetër duhet të mbetet
    Fakte

    Kjo tokë për ndërtim në Cyrih të Zvicrës kushton 12 milionë franga – dhe ‘hambari’ i vjetër duhet të mbetet

    December 5, 2025
    Share
    Facebook Twitter Email Telegram WhatsApp Copy Link

    Toka për ndërtim në “Bregun e Artë” mbetet ndër pasuritë më të rralla dhe më të kërkuara në rajonin e Liqenit të Cyrihut, prandaj edhe çmimet janë të larta.

    Dhe aktualisht, në Herrliberg është vënë në shitje një parcelë prej 2,200 m², për të cilën Agjencia Walde Immobilien nga Zollikon kërkon 12 milionë franga zvicerane.

    Bëhet fjalë për pronën, të cilën kjo agjenci po e cilëson si “një mundësi unike në zemër të komunës së rregulluar të Herrliberg”.

    Megjithatë, parcela ka një pengesë të rëndësishme: në qendër të saj ndodhet një “hambar” i vitit 1890, i cili është i mbrojtur dhe duhet të ruhet.

    Kjo kufizon ndjeshëm opsionet e zhvillimit.

    Por sipas agjencisë, ndërtesa historike mund të transformohet përmes arkitekturës së duhur në një “shtëpi ëndrrash plot karakter”.

    Një studim fizibiliteti tregon se në truall mund të krijohen rreth 1,480 m² sipërfaqe banimi. Prej tyre, 780 m² mund të ndërtohen në parcelën e lirë, ndërsa 700 m² të tjera janë të realizueshme duke e adaptuar hambarin ekzistues.

    Kjo hap mundësi për ndërtimin e deri në 14 apartamenteve me cilësi të lartë.

    Pavarësisht detyrimit për të integruar hambarin në projektin e ri, agjencia thekson se kombinimi i arkitekturës së vjetër me elemente moderne mund të krijojë një projekt tërheqës dhe të veçantë.

    Prona konsiderohet e përshtatshme si për investitorët profesionistë, ashtu edhe për blerësit privatë që kërkojnë një investim të sigurt në zonën më prestigjioze të Liqenit të Cyrihut.

    Shitja do të bëhet me ankand të hapur për ofertën më të lartë, ndaj nuk përjashtohet që çmimi final të tejkalojë – ndoshta edhe ndjeshëm – shifrën prej 12 milionë frangash (rreth 12,8 milionë euro) – edhe me gjithë hambarin historik në qendër të parcelës. /FaktX/

    Lexo po ashtu

    Shtëpia e fëmijërisë së Papës së ri në shitje – dhe pronari po e rrit çmimin e saj

    Pas zgjedhjes historike të Papa Leo XIV më 8 maj – Papa i parë amerikan në krye të Kishës Katolike Lexo më shumë

    Çifti në Angli që “ndërtoi ilegalisht një shtëpi” me vlerë 1,000,000 funte, urdhërohet ta shembë atë

    Një çift i moshuar në Cambridgeshire të Anglisë është urdhëruar të shembë shtëpinë e tyre me vlerë 1 milion funte, Lexo më shumë

    Kapet duke vozitur me 212 km/h për të arritur në intervistë pune – adoleshenti amerikan përfundoi në polici

    Një 19-vjeçar nga Cromwell, Connecticut, u ndalua nga policia pas një ndjekjeje të shkurtër në autostradën Interstate 91, ku voziti Lexo më shumë

    Foto konfuze që ju lënë të hutuar, nëse nuk i shikoni mirë

    Ndonjëherë, realiteti nuk është tamam ashtu siç duket. Një dredhi me dritën, një kënd i përsosur ose një kapje e Lexo më shumë

    Zvicra Cyrihu Patundshmëria Toka Prona
    Rrjetet Sociale
    • Facebook
    • Instagram
    Të ngjashme
    Fun

    “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop

    January 23, 2026

    Një lopë e veçantë ka detyruar shkencëtarët të mendojnë sërish për inteligjencën e bagëtive. Një…

    Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?

    January 23, 2026

    Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit

    January 23, 2026

    Përplasja mes tyre u shndërrua në një rivalitet të fuqishëm: Historia e dy vëllezërve gjermanë që krijuan dy gjigantët Adidas dhe Puma

    December 13, 2025

    Postimet e fundit

    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    FaktX

    [email protected]

    Portali FaktX sjell tek ju gjithçka që ndodh, nga vendi e bota. Lajmet më të freskëta, kuriozitetet, zbulimet shkencore, të rejat nga sporti dhe showbiz, si dhe momentet interesante — të gjitha në një vend. Informohu shpejt, saktë dhe në kohë reale!

    Facebook X (Twitter) Instagram TikTok
    © 2026

    Për të kërkuar kliko "Enter" pasi të shënoni tekstin ose "Esc" për të anuluar.