Së fundmi, Manchester City i shkaktoi një humbje Real Madridit në “Santiago Bernabeu” në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve, duke fituar 2:1.
Dhe një rol kyç në këtë ndeshje pati Erling Haaland, i cili e vulosi fitoren me gol nga penalltia.
Megjithatë, ai njëkohësisht ndezi sërish spekulimet për një transferim të mundshëm te gjiganti spanjoll.
Duhet theksuar se thashethemet për interesimin e Real Madridit ndaj sulmuesit norvegjez nuk janë të reja.
Prej kohësh është raportuar se “Los Blancos” e kanë Haalandin në listën e dëshirave, madje janë përmendur edhe skenarë për një shkëmbim të mundshëm me Vinicius Junior.
Sipas portalit Madrid Universal, janë pikërisht tri gjeste të Haaland që kanë nxitur bindjen se ai ka dhënë sinjale të qarta për dëshirën e tij për t’u bashkuar me klubin mbretëror.
Gjesti i parë ndodhi para fillimit të ndeshjes.
Real recognizes real: Haaland switched up his greeting when Bellingham rolled in 🎩🤝#haaland #belingham #judebellingham #realmadrid #manchestercity #ucl #championsleague #champions #soccer #football pic.twitter.com/qlA3D4mr16
— MARCA in English 🇺🇸 (@MARCAinENGLISH) December 11, 2025
Gjatë përshëndetjes tradicionale, Haaland tregoi respekt të veçantë ndaj yjeve të Real Madridit, duke përqafuar Jude Bellinghamin, Viniciusin dhe Rodrygon.
Sipas mediave, ky moment u interpretua si një shenjë se norvegjezi e kupton qartë se rreth cilëve lojtarë ndërtohet e ardhmja e “Los Blancos”.
Gjesti i dytë lidhet me sjelljen e tij miqësore gjatë ndeshjes.
Haaland u pa duke bërë shaka me Bellinghamin, duke përqafuar Arda Gülerin, si dhe duke shkëmbyer disa herë fjalë miqësore me portierin Thibaut Courtois.
Haaland is the most likable player itw pic.twitter.com/8oOxFq5U6q
— Arda Güler (fan) (@iHQGuler) December 10, 2025
Kjo afërsi, sipas gazetarëve, la përshtypjen se ai “e sheh tashmë veten si pjesë të Real Madridit”.
Ndërsa gjesti i tretë erdhi pas përfundimit të takimit, kur Haaland foli për atmosferën në “Santiago Bernabeu”.
“Ky është një vend ku dëshiron të luash. Shikoni gjithçka përreth, është e jashtëzakonshme”, deklaroi ai.
Këto deklarata dhe veprime, sipas mediave spanjolle, kanë mjaftuar që shtypi të bindet se Erling Haaland është i tunduar seriozisht nga ideja e transferimit te Real Madridi. /FaktX/
