Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmet e fundit
    • Çmimi i arit ‘në qiell’ gjatë vitit 2025 – a pritet ‘një tjetër shpërthim’ më 2026?
    • Rrëfimi për ‘luftëtarin e heshtur’: Historia e Lando Norris, djalit të multimilionerit, kampionit modern në Formula 1
    • Një tren i vjetër në Angli transformohet në një “shtëpi unike” – dhe tani është në shitje
    • Google do të lansojë syze me Inteligjencë Artificiale në vitin 2026 – ja çfarë dimë deri më tani
    • Nëse nuk e pastrojnë borën, shoferët në një shtet amerikan mund të përballen me gjoba të rënda
    • Botërori 2026: Grupet zyrtare, ‘surprizat e shortit’ dhe rruga e Kosovës drejt kualifikimit
    • A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?
    • Plani i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare ngjall frikë në BE
    Facebook Instagram
    FaktX
    Demo
    • Ballina
    • Lajme
      • Shqip
      • Botë
      • Ekonomi
      • Shkencë
    • Kuriozitete
      • Ngjarje
      • Fakte
      • Mistere
      • Fun
    • Sport
      • Futboll
      • Sporte të tjera
    • Tech & Auto
      • Ngjarje
      • AI
      • Aplikacione
      • Robotikë
      • Makina
      • Lajme Tech
    • Lifestyle
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqimi
      • Trende
    • Video
      • Lajme
      • Kuriozitete
      • Intervista
      • Virale
      • Si të…
    • Magazina
      • Lajme
      • Muzikë
      • Film/TV
      • Showbiz
    FaktX
    Home»Lajme»A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?
    Lajme

    A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

    December 8, 2025
    Share
    Facebook Twitter Email Telegram WhatsApp Copy Link

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka përfunduar një udhëtim në Kinë, ku mes tjerash kërkoi ndihmën e Pekinit që t’i bëjë presion Rusisë për t’u pajtuar për një armëpushim në Ukrainë, teksa rriten përpjekjet diplomatike të Perëndimit për t’i dhënë fund luftës.

    Mirëpo analistët dhe zyrtarët evropianë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë dyshime nëse Pekini do t’i çojë në fund thirrjet e Perëndimit ashtu që presidenti rus, Vladimir Putin, të heqë dorë nga kërkesat e tij dhe të marrë fund konflikti i nisur gati katër vjet më parë.

    Ndonëse pati shumë simbolika dhe fokus në mundësitë tregtare, vizita e Macronit nuk përfundoi me ndonjë rezultat të madh.

    Ekspertët nuk besojnë se Kina do ta tërheqë mbështetjen që i ka ofruar Rusisë përgjatë gjithë luftës dhe Xi Jinping ka pak arsye t’i kërkojë Putinit që të pajtohet për paqe dhe të pranojë plane që lideri rus tashmë i ka hedhur poshtë.

    Plani origjinal amerikan për paqe, prej 28 pikash, lidhur me përfundim të luftës, është përshkruar në Ukrainë si tejet i favorshëm për Rusinë, ndonëse propozimi është përditësuar në mënyrë që aty të përfshihen edhe shqetësimet e Kievit.

    “Nuk besoj se ekziston ndonjë shtysë për Pekinin që të angazhohet në tentimet për t’i dhënë fund luftës”, ka thënë Claus Soong, analist në Institutin MERICS me seli në Berlin.

    “Për Kinën, Evropa nuk e ka vlerën e njëjtë sa Rusia”.

    Pasi është mirëpritur me qilim të kuq dhe ushtri në Pekin, më 4 dhjetor, Marconi ka paralajmëruar në takimin me Xinë për presionin në sistemin politik ndërkombëtar të nxitur nga lufta në Ukrainë dhe nevojën e arritjes së paqes afatgjatë.

    “Po përballemi me rrezikun e shpërbërjes së rendit ndërkombëtar që ka rezultuar me paqe në botë për dekada, dhe në këtë kontekst, dialogu mes Kinës dhe Francës është më i nevojshëm se kurrë”, ka thënë Macron.

    Presidenti francez i ka bërë thirrje Xisë që të angazhohet në përpjekjet evropiane për të” arritur, sa më shpejt që është e mundur, një armëpushim në formën e moratoriumit në sulme që shënjestrojnë infrastrukturën kritike”.

    Xi nuk i është përgjigjur në mënyrë direkte thirrjes së Macronit, por ka thënë se “Kina mbështet të gjitha përpjekjet në drejtim të paqes” dhe ka bërë thirrje për një marrëveshje të pranueshme për të gjitha palët.

    Pekini nuk i është referuar kurrë si luftë pushtimit të nisur nga Moska në Ukrainë më 2022, dhe e ka quajtur atë “konflikt”.

    Pavarësisht shumë thirrjeve të zyrtarëve evropianë që Kina ta frenojë Moskën, pozicioni i Pekinit ka mbetur i njëjtë.

    “Kina mund t’i shkaktojë dëm shumë serioz ekonomik Bashkimit Evropian”, ka thënë Yurii Poita nga Qendra për Studime mbi Ushtrinë, Konvertimin dhe Çarmatosjen, me bazë në Kiev, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

    “Për këtë arsye thirrjet e Macronit për Kinën që të ketë ndikim në Rusi janë thuajse simbolike. Askush në Evropë nuk beson që Pekini do të reagojë”.

    Pse shkoi Macron në Kinë?

    Lidhjet ekonomike kanë qenë arsyeja kryesore për udhëtimin e Macronit, e cila ka përfunduar më 5 dhjetor me një vizitë në qytetin Çengdu, bashkë me Xinë.

    Para udhëtimit, zyrtarët francezë kanë ndarë të dhëna të reja me gazetarët në Bruksel, lidhur me mungesën e madhe të balancit tregtar mes Francës dhe Kinës, duke përfshirë deficitin prej 47 miliardë eurosh, shifër dyfish më e madhe sesa një dekadë më parë.

    Këta zyrtarë kanë thënë se qëllimi i tyre është t’i ribalancojnë këto qarkullime tregtare” gjatë vizitës.

    Bashkë me Macronin kanë qenë 35 udhëheqës të kompanive franceze – prej prodhuesve të konjakut e deri te kompanitë tjera më luksoze.

    Takimi në kryeqytetin kinez më 4 dhjetor ka rezultuar më 12 marrëveshje për bashkëpunim që mbulojnë fushat si moshimi i popullsisë, energjia bërthamore, ruajtja e pandave, por nuk është bërë e ditur asnjë shifër monetare.

    Bashkimi Evropian me 27 vende anëtare, ka deficit të madh tregtar me Kinën: mbi 300 miliardë euro vetëm vitin e kaluar.

    Analistët besojnë se Pekini mund t’i shfrytëzojë lidhjet miqësore me Francën për ta zgjerur ndikimin brenda BE-së, mirëpo është i bllokuar momentalisht nga paaftësia për t’i ofruar Parisit koncensione të mëdha.

    Një porosi e shumëpritur e aeroplanëve Airbus nuk pritet të ecë përpara, pasi mund të ndikojë në diskutimet e vazhdueshme tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat po i kërkojnë Kinës të bëjë porosi të reja të aeroplanëve amerikanë Boeing.

    Xi nuk është zotuar as për t’i lehtësuar kushtet për prodhuesit francezë të konjakut apo për përpunuesit e mishit të derrit, pasi diçka e tillë do ta ndikonte në negociatat me Brukselin lidhur me tarifat e vendosura në makinat elektrike të prodhuara nga Kina.

    Pavarësisht këtyre aspekteve, Soong nga Instituti MERICS beson se Macroni ende ka synime të qarta që ta bëjë për vete Pekinin, teksa zyrtarë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump bëjnë thirrje të vazhdueshme për zhvendosje të vëmendjes drejt hemisferës perëndimore.

    “Macroni duhet të përfitojë nga lidhjet me Kinën dhe të shohë se çfarë mund të dalë nga kjo marrëdhënie”, ka thënë Soong.

    “Miqësia me kalkulime” mes Kinës dhe Rusisë

    Kina vazhdon të jetë tregu kryesor për eksportuesit evropianë – prej aviacionit deri te kimikatet industriale – dhe është bërë treg edhe më i rëndësishëm pas vendosjes së tarifave amerikane në importet evropiane.

    Kina është edhe shteti që e furnizon Evropën me materiale të rralla dhe minerale të rralla të tokës, duke e bërë të domosdoshme për zinxhirët strategjikë të furnizimit në kontinent.

    Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, i cili e ka vizituar Pekinin në fillim të nëntorit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se dialogu me Kinën ende është i dobishëm, edhe nëse Pekini është ai që ia mundëson Rusisë vazhdimin e luftës.

    Kina ka thënë disa herë se është neutrale në luftë, mirëpo ka vazhduar t’i thellojë lidhjet politike dhe ekomomike me Rusinë. Kievi dhe aleatët perëndimorë kanë deklaruar disa herë se Pekini e ka furnizuar Moskën me disa pajisje që mund të përdoren në fushëbetejë kundër Ukrainës. Kina është edhe blerësja kryesore e naftës së Rusisë.

    Pavarësisht të gjitha këtyre, Kina vazhdon të ketë prezencë të madhe në Evropë, sepse aty e ka ndër tregjet më të mëdha për mallrat e saj. “Ky është një aspekt që duhet të shfrytëzohet që Kina të mos mbështesë më Rusinë”, ka thënë Tsahkna.

    Si mund ta shfrytëzojë Evropë këtë aspekt mbetet një pyetje e hapur.

    Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, e ka vizituar Moskën këtë javë dhe është takuar me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, si dhe për ta përshëndetur të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff dhe Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump më 2 nëntor, teksa dy zyrtarët amerikanë janë takuar me palën ruse për të diskutuar si mund të përfundohet lufta në Ukrainë.

    Kryediplomati kinez ka qenë në Kremlin për, siç është thënë, bisedime strategjike rutinore, mirëpo koha koincidon me përpjekjet e reja diplomatike të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës.

    “Kjo është miqësi me kalkulime”, ka thënë Nataliia Butyrska nga Instituti Qendra e Re Evropiane, me seli në Kiev, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

    “Kina nuk ka interes që Rusia të kthehet në kampin perëndimor. I duhen burimet e Rusisë dhe roli i saj në kundërshtimin e hapur ndaj Perëndimit”.

    Nicolas Tenzer, ish-zyrtar francez dhe hulumtues i lartë në Qendrën për Analizim të Politikave Evropiane, ka thënë se “Kina po përdor Rusinë si mjet për ta ndarë Perëndimin”.

    “[Xi] dëshiron ta rishkruajë tërësisht rendin ndërkombëtar”, ka thënë Tenzer.

    “Xi frikësohet nga përhapja demokratike, sikurse të gjithë diktatorët. Për këtë arsye, besoj se Xi e mbështet Putinin”.

    Tenzer beson se Kina është e gatshme të ruajë lidhje të forta ekonomike me Evropën, pasi diçka e tillë i ndihmon Pekinit të mbrohet nga sanksionet e mundshme nëse e sulmon Tajvanin – ishullin që vetëqeveriset, të cilin Pekini pretendon se është i tij dhe është zotuar se do ta marrë, qoftë edhe me forcë.

    Pekini ka tentuar të marrë mbështetjen e Francës lidhur me Tajvanin gjatë udhëtimit të Macronit, teksa lidhjet diplomatike me Tokion sa shkojnë e përkeqësohen.

    Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka sugjeruar muajin e kaluar se një konflikt në Tajvan mund të përbëjë kërcënim ekzistencial për Japoninë.

    Macroni nuk ka folur publikisht për Tajvanin gjatë udhëtimit të tij, mirëpo zyrtarët evropianë janë duke vëzhguar nga afër tensionet në rajon, të vetëdijshëm që lufta e zgjatur në Ukrainë mund ta dobësojë Rusinë dhe Perëndimin, dhe ta tërheqë vëmendjen nga Kina dhe Indo-Paqësori.

    “Kina po i rrit kapacitetet ushtarake shumë përtej asaj që i duhet për vetëmbrojtje. Pyetje është pse?”, ka thënë ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braze, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë në margjina të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, të mbajtur në Bruksel më 3 dhjetor.

    “Ne e shohim qartë që Kina po e mundëson luftën e Rusisë në Ukrainë. Është e rëndësishme të flasim për këto sfida me Kinën përmes një dialogu të hapur. Rusia nuk është Kinë, Kina nuk është Rusi”. /REL/

    Lexo po ashtu

    Gjermanisë i duhen deri në 60,000 trupa shtesë, thotë shefi i Mbrojtjes

    Ushtria gjermane, Bundeswehr, do të ketë nevojë për rreth 50,000 deri në 60,000 trupa shtesë për të përmbushur kërkesat e Lexo më shumë

    Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

    Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan, Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet Lexo më shumë

    Kancelari Merz në Shtëpinë e Bardhë, i jep Trumpit certifikatën e lindjes së gjyshit të tij

    Gjatë takimit të tyre të parë zyrtar në Zyrën Ovale, kancelari gjerman Friedrich Merz i dhuroi presidentit të SHBA-së, Donald Lexo më shumë

    Po përhapet globalisht, ekspertët paralajmërojnë për variantin e coronavirusit “Nimbus”

    Një lloj i ri i coronavirusit, i përcaktuar si NB.1.8.1 dhe i njohur jozyrtarisht si Nimbus, është zbuluar edhe në Lexo më shumë

    Emmanuel Macron Kina Rusia Lufta në Ukrainë Franca Xi Jinping
    Rrjetet Sociale
    • Facebook
    • Instagram
    Të ngjashme
    Lajme

    Çmimi i arit ‘në qiell’ gjatë vitit 2025 – a pritet ‘një tjetër shpërthim’ më 2026?

    December 9, 2025

    Pas një viti historik 2025 që pa çmimin e arit të rritej mbi 60% dhe…

    Plani i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare ngjall frikë në BE

    December 7, 2025

    Fidan i Turqisë thotë se administrata dhe forca policore e Gazës duhet të vijnë përpara çarmatosjes së Hamasit

    December 6, 2025

    Qindra vetura Porsche “u ndalën papritur dhe nuk mund të lëviznin” – zbulohen detaje të një ngjarjeje të pazakontë në Rusi

    December 5, 2025

    Postimet e fundit

    • Çmimi i arit ‘në qiell’ gjatë vitit 2025 – a pritet ‘një tjetër shpërthim’ më 2026?
    • Rrëfimi për ‘luftëtarin e heshtur’: Historia e Lando Norris, djalit të multimilionerit, kampionit modern në Formula 1
    • Një tren i vjetër në Angli transformohet në një “shtëpi unike” – dhe tani është në shitje
    • Google do të lansojë syze me Inteligjencë Artificiale në vitin 2026 – ja çfarë dimë deri më tani
    • Nëse nuk e pastrojnë borën, shoferët në një shtet amerikan mund të përballen me gjoba të rënda
    FaktX

    [email protected]

    Portali FaktX sjell tek ju gjithçka që ndodh, nga vendi e bota. Lajmet më të freskëta, kuriozitetet, zbulimet shkencore, të rejat nga sporti dhe showbiz, si dhe momentet interesante — të gjitha në një vend. Informohu shpejt, saktë dhe në kohë reale!

    Facebook X (Twitter) Instagram TikTok
    © 2025

    Për të kërkuar kliko "Enter" pasi të shënoni tekstin ose "Esc" për të anuluar.