Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmet e fundit
    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    • Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?
    • Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm
    • Cilat vende po shqyrtojnë ndalimin e mediave sociale për fëmijët?
    Facebook Instagram
    FaktX
    Demo
    • Ballina
    • Lajme
      • Shqip
      • Botë
      • Ekonomi
      • Shkencë
    • Kuriozitete
      • Ngjarje
      • Fakte
      • Mistere
      • Fun
    • Sport
      • Futboll
      • Sporte të tjera
    • Tech & Auto
      • Ngjarje
      • AI
      • Aplikacione
      • Robotikë
      • Makina
      • Lajme Tech
    • Lifestyle
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqimi
      • Trende
    • Video
      • Lajme
      • Kuriozitete
      • Intervista
      • Virale
      • Si të…
    • Magazina
      • Lajme
      • Muzikë
      • Film/TV
      • Showbiz
    FaktX
    Home»Sport»Futboll»Botërori 2026: Grupet zyrtare, ‘surprizat e shortit’ dhe rruga e Kosovës drejt kualifikimit
    Futboll

    Botërori 2026: Grupet zyrtare, ‘surprizat e shortit’ dhe rruga e Kosovës drejt kualifikimit

    December 8, 2025
    Share
    Facebook Twitter Email Telegram WhatsApp Copy Link

    Shorti për KUPËN E BOTËS 2026 u zhvillua në Uashington, DC, më 5 dhjetor, ku faza e grupeve, edhe pse e pa kompletuar duke pritur fituesit e play-offit ku luan edhe Kosova, ka siguruar ndeshje interesante që në start.

    Ndoshta më afër një “grupi vdekjeprurës” është Grupi I, i përbërë nga Franca, Norvegjia, Senegali, plus një nga fituesit e playoff-it.

    Diku tjetër, kampionët evropianë, Spanja “gjeti” Uruguain në Grupin H, ndërsa “ekipi i peshave të rënda”, Brazili, do të jetë në çift edhe me Marokun në Grupin C.

    Një tjetër pretendente për titull, Anglia, është në një grup të vështirë (L), së bashku me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë.

    Mbajtësve të kupës, Argjentinës, iu dha Grupi J, mjaft i favorshëm, i përbërë nga Algjeria, Austria dhe Jordania.

    Kombet e tjera në vazon e parë, Gjermania, Portugalia dhe Holanda, gjithashtu patën shorte të lehta, së paku në letër.

    E kombet pritëse të Meksikës, Kanadasë dhe SHBA-së do të shpresojnë të gjitha për shanset e tyre për të kaluar në fazën tjetër, duke shmangur kryesisht ekipet më të forta.

    ————————————————————————————————————————————–

    Më poshtë mund të shihni shortet në grupet e Kupës së Botës

    Grupi A: Meksika, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, fituesi i renditjes P/OD (Republika e Irlandës, Çekia, Danimarka ose Maqedonia e Veriut)

    Grupi B: Kanadaja, fituesi i P/OA (Italia, Irlanda e Veriut, Uellsi ose Bosnja), Katari, Zvicra

    Grupi C: Brazili, Maroku, Haiti, Skocia

    Grupi D: SHBA, Paraguai, Australia, fituesi i P/OC (Turqia, Rumania, Sllovaka ose Kosova)

    Grupi E: Gjermania, Kurasao, Bregu i Fildishtë, Ekuadori

    Grupi F: Holanda, Japonia, fituesi i P/OB (Ukraina, Suedia, Polonia ose Shqipëria), Tunizia

    Grupi G: Belgjika, Egjipti, Irani, Zelanda e Re

    Grupi H: Spanja, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai

    Grupi I: Franca, Senegali, fituesi i 2-të i ndeshjes P/O (Iraku, Bolivia ose Surinami), Norvegjia

    Grupi J: Argjentina, Algjeria, Austria, Jordania

    Grupi K: Portugalia, fituesi P/O 1 (Kaledonia e Re, Xhamajka ose DR Kongo), Uzbekistani, Kolumbia

    Grupi L: Anglia, Kroacia, Gana, Panamaja.

     

    The draw for the 2026 WC is locked in. 🔒

    Which group are you looking forward to the most? 🍿#WeAre26 pic.twitter.com/8GbYDNuZab

    — Flashscore.com (@Flashscorecom) December 5, 2025

    ————————————————————————————————————————————–

    Meksika do të presë Afrikën e Jugut në ndeshjen hapëse në stadiumin Azteca më 11 qershor.

    Po në lidhje me eliminatoret dhe play-offet e mbetura?

    Siç u përmend, katër kombe do të hyjnë në turne nga rrugët e playoff-it evropian (A, B, C dhe D), dhe dy do të vijnë nga rrugët e playoff-it ndërkonfederal (1 dhe 2).

    Të dy këto turne do të mbahen në fund të marsit.

    Evropa sjell edhe katër kombëtarë përmes playoffit, ku garojnë Kosova dhe Shqipëria.

    Për herë të parë, Kosova dhe Shqipëria mund të marrin pjesë në një Botëror përmes play-off-it të FIFA-s.

    Këto ndeshje vendosin 6 vendet e fundit që plotësojnë grupet e shortuara për Kupën e Botës 2026.

    Pjesëmarrësit e play-off-it evropian (4 vende):

    • Grupi A – Fituesi i renditjes P/OD (Republika e Irlandës, Çekia, Danimarka ose Maqedonia e Veriut)

    • Grupi B – Fituesi i P/OA (Italia, Irlanda e Veriut, Uellsi ose Bosnja)

    • Grupi D – Fituesi i P/OC (Turqia, Rumania, Sllovakia ose Kosova)

    • Grupi F – Fituesi i P/OB (Ukraina, Suedia, Polonia ose Shqipëria)

    • Grupi I – Fituesi i 2-të i ndeshjes P/O (Iraku, Bolivia ose Surinami)

    • Grupi K – Fituesi i P/O 1 (Kaledonia e Re, Xhamajka ose DR Kongo)

    Nëse Kosova ose Shqipëria fitojnë play-off-in e tyre, do të shënojnë herën e parë historike pjesëmarrjen në një Botëror, duke hapur një kapitull të ri për futbollin shqiptar.

    Këto ndeshje do të zhvillohen në fund të marsit 2026, dhe fituesit do të plotësojnë grupet e Kupës së Botës.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Federata e Futbollit e Kosovës (@ffk_kos)

    Nga Bocelli te Trump dhe gjithçka midis tyre

    Edhe pse me kushte me borë jashtë Qendrës Kennedy të Uashingtonit përpara shortit, zemrat u ngrohën shpejt nga interpretimi i tenorit Andrea Bocelli, i cili hapi ceremoninë me këngën ‘Nessun Dorma’.

    Festimet nuk u ndalën me kaq, pasi performancat muzikore dhe paraqitjet e personazheve të famshëm vazhduan gjatë përgatitjeve gati njëorëshe për shortin.

    Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger kënduan himnin e ri të Kupës së Botës, ‘Desire’, ndërsa Heidi Klum dhe Kevin Hart vazhduan të këndonin midis performancave, dhe Matthew McConaughey madje u shfaq në ekran.

    Rio Ferdinand dhe Samantha Johnson “udhëhoqën shortin”, me ndihmën e legjendave sportive të Amerikës së Veriut: Tom Brady, Wayne Gretzky, Aaron Judge dhe Shaquille O’Neal, në një procedurë paksa e vështirë, por mjaft e shpejtë. /FaktX/

    Lexo po ashtu

    Lamine Yamal thyen rekordet – bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit

    Zbulohet vlera tronditëse e tregut të Lamine Yamal – ai është lojtari më i shtrenjtë në futboll tani Lamine Yamal Lexo më shumë

    Carlsen godet tavolinën pas humbjes nga Gukesh, numri një i shahut kërkon falje për reagimin

    Një moment i tensionuar u shënua në raundin e gjashtë të turneut prestigjioz ‘Norway Chess 2025’, ku supertalenti indian Gukesh Lexo më shumë

    Cristian Chivu emërohet trajner i ri i Interit

    Cristian Chivu është zyrtarisht trajneri i ri i Interit, duke marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Simone Inzaghit, i Lexo më shumë

    Pep Guardiola flet për qëndrimin te Manchester City: Në klube si Real Madridi e Barcelona do të isha shkarkuar

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur para Kupës së Botës për Klube rreth besimit që gëzon nga drejtuesit Lexo më shumë

    Kupa e Botës 2026 Kombëtarja e Kosovës FIFA
    Rrjetet Sociale
    • Facebook
    • Instagram
    Të ngjashme
    Futboll

    Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve

    January 23, 2026

    Për Gurban Gurbanovin, kryqëzimi i rrugëve Tahir Baghirov dhe Jabir Aliyev nuk është thjesht një…

    Nga i pastrehë në legjendë – historia e njeriut që iku nga Irani, humbi gjithçka në bixoz, por fitoi zemrat e tifozëve të tenisit

    December 16, 2025

    Së bashku, janë 86 vjeç – Paraguaji i jep lamtumirë dyshes më të vjetër sulmuese në botë, legjendave që bënë historinë

    December 15, 2025

    Tri veprime të Haaland që nxisin spekulimet për kalimin e tij te Real Madridi

    December 14, 2025

    Postimet e fundit

    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    FaktX

    [email protected]

    Portali FaktX sjell tek ju gjithçka që ndodh, nga vendi e bota. Lajmet më të freskëta, kuriozitetet, zbulimet shkencore, të rejat nga sporti dhe showbiz, si dhe momentet interesante — të gjitha në një vend. Informohu shpejt, saktë dhe në kohë reale!

    Facebook X (Twitter) Instagram TikTok
    © 2026

    Për të kërkuar kliko "Enter" pasi të shënoni tekstin ose "Esc" për të anuluar.