Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmet e fundit
    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    • Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?
    • Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm
    • Cilat vende po shqyrtojnë ndalimin e mediave sociale për fëmijët?
    Facebook Instagram
    FaktX
    Demo
    • Ballina
    • Lajme
      • Shqip
      • Botë
      • Ekonomi
      • Shkencë
    • Kuriozitete
      • Ngjarje
      • Fakte
      • Mistere
      • Fun
    • Sport
      • Futboll
      • Sporte të tjera
    • Tech & Auto
      • Ngjarje
      • AI
      • Aplikacione
      • Robotikë
      • Makina
      • Lajme Tech
    • Lifestyle
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqimi
      • Trende
    • Video
      • Lajme
      • Kuriozitete
      • Intervista
      • Virale
      • Si të…
    • Magazina
      • Lajme
      • Muzikë
      • Film/TV
      • Showbiz
    FaktX
    Home»Lajme»Çfarë dimë për sulmet amerikane dhe tri objektet bërthamore të goditura të Iranit?
    Lajme

    Çfarë dimë për sulmet amerikane dhe tri objektet bërthamore të goditura të Iranit?

    June 22, 2025
    Share
    Facebook Twitter Email Telegram WhatsApp Copy Link

    Ka shumë gjëra që ende nuk dihen rreth sulmeve amerikane kundër objekteve bërthamore të Iranit.

    Megjithatë, po vijnë raportime rreth vendeve që u goditën dhe elementëve ushtarakë që ishin të përfshirë, ndërsa presidenti Donald Trump përshëndeti sulmin.

    Cilat vende u goditën?

    Amerika duket se ka goditur tri vendet kryesore në programin bërthamor të Iranit.

    Ato përfshijnë Isfahanin, vendndodhjen e një baze të rëndësishme kërkimore, si dhe objektet e pasurimit të uraniumit në Natanz dhe Fordow.

    Besohet se Natanz është dëmtuar më parë në sulmet izraelite pasi bombat ndërprenë energjinë elektrike në sallën e centrifugave, duke shkatërruar ndoshta makinat në mënyrë indirekte.

    Megjithatë, objekti në Fordow, i cili është “varrosur” rreth 80 metra nën një mal, më parë i kishte shpëtuar dëmtimeve të mëdha.

    Detajet rreth dëmit në sulmet amerikane nuk dihen ende, megjithëse zoti Trump tha se të tri vendet ishin “shkatërruar”.

    Çfarë armësh u përdorën në sulme?

    Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk dhanë menjëherë detaje mbi operacionin, por një zyrtar amerikan tha se ishin të përfshirë bombardues të rëndë B-2.

    Prezantuesi i Fox News, Sean Hannity, tha se kishte folur me presidentin dhe se gjashtë bomba shpërthyese bunkerësh u përdorën në objektin Fordow.

    Bombat shpërthyese bunkerësh janë projektuar të shpërthejnë dy herë.

    Një herë “pas kontaktit me sipërfaqen e tokës” dhe përsëri pasi bomba të jetë zhytur në një thellësi të caktuar.

    Izraeli ka disa në arsenalin e tij, por nuk ka GBU-57 shumë më të fuqishme, e cila mund të lëshohet vetëm nga bombarduesi B-2 dhe besohej të ishte e vetmja bombë e aftë të shkelte Fordow.

    Ndërkohë, Hannity theksoi se 30 raketa Tomahawk të lëshuara nga nëndetëset amerikane 400 milje (rreth 650km) larg goditën vendet bërthamore iraniane të Natanzit dhe Isfahanit.

    Por çfarë dimë për secilën nga këto struktura?

    Natanz

    Kompleksi bërthamor i Natanzit ndodhet rreth 250 kilometra në jug të Teheranit dhe konsiderohet objekti më i madh i pasurimit të uraniumit në Iran.
    Analistët thonë se aty zhvillohen dhe montohen centrifugat që përdoren për pasurimin e uraniumit – teknologji kyçe për kthimin e uraniumit në lëndë djegëse bërthamore.

    Sipas organizatës jofitimprurëse Nuclear Threat Initiative (NTI), kompleksi përbëhet nga gjashtë ndërtesa mbi tokë dhe tre struktura nën tokë, prej të cilave dy mund të strehojnë deri në 50,000 centrifuga.

    Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) raportonte se në uzinën mbi tokë të këtij objekti, Irani po pasuronte uranium deri në nivelin 60% të pastërtisë – ndërkohë që uraniumi për qëllime ushtarake pasurohet në 90%.

    Fordow

    Shumë pak dihet ende për përmasat dhe natyrën e plotë të këtij objekti, që ndodhet pranë qytetit të shenjtë të Qomit dhe është i ndërtuar thellë nën një grup malor.

    Shumica e informacionit që disponohet sot vjen nga dokumente iraniane që u morën nga inteligjenca izraelite disa vite më parë.

    Sallat kryesore besohet se ndodhen rreth 80 deri në 90 metra nën tokë.

    Zyrtarë izraelitë dhe raporte të pavarura kanë deklaruar më parë se vetëm SHBA ka bomba me fuqi të mjaftueshme për të goditur në atë thellësi.

    Sipas raportimeve të fundit të IAEA-së, Irani kishte shtuar prodhimin e uraniumit të pasuruar në nivelin 60% në këtë objekt.

    Aty ndodhen aktualisht 2,700 centrifuga, sipas ekspertëve dhe IAEA-së.

    Isfahan

    Qyteti i Isfahanit, në Iranin qendror, është selia e kompleksit më të madh të kërkimeve bërthamore të vendit.

    Sipas NTI-së, objekti u ndërtua me ndihmën e Kinës dhe u hap në vitin 1984.

    Aty punojnë rreth 3,000 shkencëtarë, dhe objekti dyshohet të jetë “qendra e programit bërthamor të Iranit”.

    Në të operojnë tre reaktorë kërkimorë të furnizuar nga Kina, si dhe një qendër konvertimi, një fabrikë prodhimi të lëndës djegëse dhe laboratorë të tjerë kërkimorë. /FaktX/

    Lexo po ashtu

    Gjermanisë i duhen deri në 60,000 trupa shtesë, thotë shefi i Mbrojtjes

    Ushtria gjermane, Bundeswehr, do të ketë nevojë për rreth 50,000 deri në 60,000 trupa shtesë për të përmbushur kërkesat e Lexo më shumë

    Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

    Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan, Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet Lexo më shumë

    Kancelari Merz në Shtëpinë e Bardhë, i jep Trumpit certifikatën e lindjes së gjyshit të tij

    Gjatë takimit të tyre të parë zyrtar në Zyrën Ovale, kancelari gjerman Friedrich Merz i dhuroi presidentit të SHBA-së, Donald Lexo më shumë

    Po përhapet globalisht, ekspertët paralajmërojnë për variantin e coronavirusit “Nimbus”

    Një lloj i ri i coronavirusit, i përcaktuar si NB.1.8.1 dhe i njohur jozyrtarisht si Nimbus, është zbuluar edhe në Lexo më shumë

    Donald Trump SHBA Irani Lindja e Mesme
    Rrjetet Sociale
    • Facebook
    • Instagram
    Të ngjashme
    Kuriozitete

    Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?

    January 23, 2026

    Shumë njerëz e kanë vënë re një detaj të pazakontë në uniformat e ushtrisë amerikane:…

    Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit

    January 23, 2026

    Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?

    January 23, 2026

    Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm

    January 8, 2026

    Postimet e fundit

    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    FaktX

    [email protected]

    Portali FaktX sjell tek ju gjithçka që ndodh, nga vendi e bota. Lajmet më të freskëta, kuriozitetet, zbulimet shkencore, të rejat nga sporti dhe showbiz, si dhe momentet interesante — të gjitha në një vend. Informohu shpejt, saktë dhe në kohë reale!

    Facebook X (Twitter) Instagram TikTok
    © 2026

    Për të kërkuar kliko "Enter" pasi të shënoni tekstin ose "Esc" për të anuluar.