Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmet e fundit
    • Qindra vetura Porsche “u ndalën papritur dhe nuk mund të lëviznin” – zbulohen detaje të një ngjarjeje të pazakontë në Rusi
    • Kjo tokë për ndërtim në Cyrih të Zvicrës kushton 12 milionë franga – dhe ‘hambari’ i vjetër duhet të mbetet
    • Ekonomia e Gjermanisë në krizën më të thellë pas Luftës së Dytë Botërore – paralajmëron një grup industrial
    • Tashmë është zyrtare: Kjo do të jetë ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2026
    • Gjithmonë duar të ftohta? Këta mund të jenë shkaktarët!
    • Nga mbrojtës i djathtë, në mesfushor brilant – transformimi i jashtëzakonshëm i Reece James te Chelsea
    • Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
    • Kylian Mbappe pranë thyerjes së rekordit të Cristiano Ronaldos te Real Madridi
    Facebook Instagram
    FaktX
    Demo
    • Ballina
    • Lajme
      • Shqip
      • Botë
      • Ekonomi
      • Shkencë
    • Kuriozitete
      • Ngjarje
      • Fakte
      • Mistere
      • Fun
    • Sport
      • Futboll
      • Sporte të tjera
    • Tech & Auto
      • Ngjarje
      • AI
      • Aplikacione
      • Robotikë
      • Makina
      • Lajme Tech
    • Lifestyle
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqimi
      • Trende
    • Video
      • Lajme
      • Kuriozitete
      • Intervista
      • Virale
      • Si të…
    • Magazina
      • Lajme
      • Muzikë
      • Film/TV
      • Showbiz
    FaktX
    Home»Tech & Auto»Lajme Tech»Elon Musk parashikon se Inteligjenca Artificiale “do t’i bëjë paratë të parëndësishme”
    Lajme Tech

    Elon Musk parashikon se Inteligjenca Artificiale “do t’i bëjë paratë të parëndësishme”

    November 22, 2025
    Share
    Facebook Twitter Email Telegram WhatsApp Copy Link

    Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka thënë se Inteligjenca Artificiale dhe robotika humanoide do të riformësojnë në mënyrë dramatike shoqërinë globale, duke parashikuar një të ardhme në të cilën “puna bëhet opsionale” dhe “paratë nuk do të jenë më të rëndësishme”.

    Këto deklarata ai i ka bërë në Forumin e Investimeve SHBA-Arabia Saudite në Uashington.

    Kështu, ai parashikoi se brenda një “periudhe afatgjate”, të cilin e përcaktoi si 10 deri në 20 vjet, puna tradicionale do të bëhet e panevojshme për shumicën e njerëzve.

    “Parashikimi im është se puna do të jetë opsionale”, tha ai. “Do të jetë si të luash sport ose një lojë video… mund të shkosh në dyqan dhe të blesh perime, ose mund t’i rritësh ato në oborrin tënd. Është shumë më e vështirë, por disa njerëz ende e bëjnë këtë sepse u pëlqen të kultivojnë perime. Kështu do të jetë puna – opsionale”.

    Veç kësaj, sipas tij, “duke supozuar se ka një përmirësim të vazhdueshëm në Inteligjencën Artificiale dhe robotikë, gjë që duket e mundshme, paratë nuk do të jenë më të rëndësishme në një moment në të ardhmen”.

    Musk, i cili drejton kompani, duke përfshirë prodhuesin e makinave elektrike Tesla, prodhuesin e raketave SpaceX dhe startup-in e Inteligjencës Artificiale xAI, tha se shoqëria duhet të përgatitet për ndryshime strukturore ndërsa teknologjia përparon.

    Musk njoftoi gjithashtu se xAI do të bashkëpunojë me kompaninë Humain të mbështetur nga shteti saudit për të ndërtuar një qendër të madhe të dhënash në mbretëri, e cila do të fuqizohet nga deri në 500 megavat energji elektrike, më e madhja e kompanisë jashtë SHBA-së.

    Projekti, i zhvilluar në bashkëpunim me Nvidia, u përfshi në një paketë më të gjerë marrëveshjesh ushtarake dhe teknologjike të zbuluara gjatë vizitës së Princit të Kurorës Mohammed bin Salman në Uashington. /FaktX/

    Lexo po ashtu

    OpenAI blen startup-in e pajisjeve të AI nga dizajneri i famshëm i iPhone, për gati 6.5 miliardë dollarë

    OpenAI blen startup-in e pajisjeve të Inteligjencës Artificiale nga dizajneri i famshëm i iPhone, Jony Ive, për gati 6.5 miliardë Lexo më shumë

    “Si në ragbi” – Elon Musk dhe Sekretari i Thesarit përplasen fizikisht në Shtëpinë e Bardhë

    Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në mesin e prillit në Shtëpinë e Bardhë, ku kanë qenë të Lexo më shumë

    Çmontimi i iPhone 17 Pro që zbulon ‘të fshehtat e brendshme të pajisjes’

    iPhone Air, iPhone 17, iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max u bënë të disponueshëm dhe tashmë kemi videon Lexo më shumë

    Google paralajmëron: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

    Google ka paralajmëruar miliarda përdorues të telefonave inteligjentë për rrezikun që llogaritë e tyre bankare të boshatisen nëse lidhen me Lexo më shumë

    Inteligjenca Artificiale Elon Musk
    Rrjetet Sociale
    • Facebook
    • Instagram
    Të ngjashme
    Botë

    Elon Musk vlerësohet se ‘luajti me zjarrin’ me një pyetje për princin saudit në banketin e Trump

    November 22, 2025

    Miliarderi Elon Musk është vënë në qendër të vëmendjes pasi është parë në një komunikim…

    Roboti i parë autonom humanoid i Rusisë humb ekuilibrin dhe rrëzohet gjatë debutimit

    November 14, 2025

    Shefi i Inteligjencës Artificiale të Tesla-s u thotë stafit se viti 2026 do të jetë “viti më i vështirë i jetës së tyre”

    November 14, 2025

    Google paralajmëron: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

    November 11, 2025

    Postimet e fundit

    • Qindra vetura Porsche “u ndalën papritur dhe nuk mund të lëviznin” – zbulohen detaje të një ngjarjeje të pazakontë në Rusi
    • Kjo tokë për ndërtim në Cyrih të Zvicrës kushton 12 milionë franga – dhe ‘hambari’ i vjetër duhet të mbetet
    • Ekonomia e Gjermanisë në krizën më të thellë pas Luftës së Dytë Botërore – paralajmëron një grup industrial
    • Tashmë është zyrtare: Kjo do të jetë ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2026
    • Gjithmonë duar të ftohta? Këta mund të jenë shkaktarët!
    FaktX

    [email protected]

    Portali FaktX sjell tek ju gjithçka që ndodh, nga vendi e bota. Lajmet më të freskëta, kuriozitetet, zbulimet shkencore, të rejat nga sporti dhe showbiz, si dhe momentet interesante — të gjitha në një vend. Informohu shpejt, saktë dhe në kohë reale!

    Facebook X (Twitter) Instagram TikTok
    © 2025

    Për të kërkuar kliko "Enter" pasi të shënoni tekstin ose "Esc" për të anuluar.