Një numër aeroplanësh luftarakë gjermanë Eurofighter Typhoon janë nisur nga baza ajrore Nörvenich pranë Këlnit për në bazën ajrore polake në Malbork, në juglindje të Gdańsk, për të përforcuar krahun lindor të NATO-s.
Forcat Ajrore Gjermane thanë se ripozicionimi përfaqësonte një reagim ndaj shkeljeve të fundit ruse të hapësirës ajrore të NATO-s në rajonin e Baltikut, së bashku me inkursionet nga dronë kamikazë.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, njoftoi këtë veprim në mesin e tetorit.
Dhe sipas mediave të huaja, zhvendosja është planifikuar të zgjasë deri në mars.
“Me këtë mision, trupat tona po japin një kontribut të mëtejshëm të vlefshëm në mbrojtjen e rajonit lindor të NATO-s, së bashku me krahun tonë të reagimit të shpejtë të stacionuar në Rumani që nga gushti”, ka thënë oficeri komandues i forcave ajrore, gjenerallejtënant Holger Neumann.
Siç theksohet më tej, aeroplanët gjermanë u stacionuan në Malbork, rreth 60 kilometra në juglindje të Gdańsk dhe 80 kilometra në perëndim të enklavës ruse të Kaliningradit, në gusht dhe shtator.
Aeroplanët shoqërohen nga rreth 150 persona, përfshirë pilotë, teknikë, roje dhe policë ushtarakë. /FaktX/
