Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmet e fundit
    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    • Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?
    • Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm
    • Cilat vende po shqyrtojnë ndalimin e mediave sociale për fëmijët?
    Facebook Instagram
    FaktX
    Demo
    • Ballina
    • Lajme
      • Shqip
      • Botë
      • Ekonomi
      • Shkencë
    • Kuriozitete
      • Ngjarje
      • Fakte
      • Mistere
      • Fun
    • Sport
      • Futboll
      • Sporte të tjera
    • Tech & Auto
      • Ngjarje
      • AI
      • Aplikacione
      • Robotikë
      • Makina
      • Lajme Tech
    • Lifestyle
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqimi
      • Trende
    • Video
      • Lajme
      • Kuriozitete
      • Intervista
      • Virale
      • Si të…
    • Magazina
      • Lajme
      • Muzikë
      • Film/TV
      • Showbiz
    FaktX
    Home»Lajme»Plani i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare ngjall frikë në BE
    Lajme

    Plani i SHBA-së për Sigurinë Kombëtare ngjall frikë në BE

    December 7, 2025
    Share
    Facebook Twitter Email Telegram WhatsApp Copy Link

    Pas botimit të një dokument mbi sigurinë kombëtare nga administrata e SHBA-së kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha se SHBA është ende “aleati ynë më i madh” pavarësisht dallimeve që kemi për çështje të shumta.

    Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, u përpoq të minimizonte tensionet me SHBA-në, pasi administrata e Donald Trump publikoi një dokument mbi sigurinë kombëtare në të cilin kritikonte ashpër aleatët evropianë.

    Komentet e Kallas vijnë ndërsa shumë udhëheqës evropianë kanë frikë se qeveria amerikane po i kthen gjithnjë e më shumë shpinën Evropës, veçanërisht lidhur me mbështetjen për Ukrainën, e cila po mbrohet nga pushtimi i Rusisë.

    “Ka shumë kritika [në atë dokument], por mendoj se disa prej tyre janë gjithashtu të vërteta; nëse shikoni Evropën, ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë”, tha Kallas në një panel në Forumin e Dohas në Katar.

    “Duhet të kemi më shumë vetbesim”, tha ajo, duke shtuar se “SHBA-të janë ende aleati ynë më i madh”.

    “Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për tema të ndryshme, por mendoj se parimi i përgjithshëm vazhdon të ekzistojë. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha Kallas.

    Ç’thuhet në dokumentin mbi sigurinë kombëtare të SHBA-së?

    Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili u postua në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë të premten (05.12), pasqyron kritikat ndaj Evropës që ishin paraqitur tashmë në muajin shkurt edhe në një fjalim të ashpër të Zëvendëspresidentit JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

    Strategjia gjithashtu duket se mbështet teorinë konspiracioniste të supremacisë së bardhë për “Zëvendësimin e Madh”, sipas së cilës popullatat e bardha evropiane po zëvendësohen qëllimisht nga popuj jo të bardhë.

    Në dokument thuhet se disa vende rrezikojnë të bëhen “me shumicë jo-evropiane” dhe se Evropa po përballet me “perspektivën reale dhe të fortë të zhdukjes së qytetërimit”.

    Më tej thuhet se “nëse prirjet aktuale vazhdojnë, kontinenti për 20 vjet ose më pak nuk do të njihet më”.

    Plani i strategjisë thotë se Evropa po përballet me çështje të tilla si “censura e lirisë së fjalës dhe shtypja e opozitës politike, rënia e lindjeve dhe humbja e identiteteve kombëtare dhe vetëbesimit”.

    “Qëllimi ynë duhet të jetë të ndihmojmë Evropën të korrigjojë trajektoren e saj aktuale. Do të na duhet një Evropë e fortë për të na ndihmuar të konkurrojmë me sukses dhe për të bashkëpunuar me ne për të parandaluar çdo kundërshtar që të dominojë Evropën”, thuhet në Dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. /DW/

    Lexo po ashtu

    Gjermanisë i duhen deri në 60,000 trupa shtesë, thotë shefi i Mbrojtjes

    Ushtria gjermane, Bundeswehr, do të ketë nevojë për rreth 50,000 deri në 60,000 trupa shtesë për të përmbushur kërkesat e Lexo më shumë

    Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

    Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan, Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet Lexo më shumë

    Kancelari Merz në Shtëpinë e Bardhë, i jep Trumpit certifikatën e lindjes së gjyshit të tij

    Gjatë takimit të tyre të parë zyrtar në Zyrën Ovale, kancelari gjerman Friedrich Merz i dhuroi presidentit të SHBA-së, Donald Lexo më shumë

    Po përhapet globalisht, ekspertët paralajmërojnë për variantin e coronavirusit “Nimbus”

    Një lloj i ri i coronavirusit, i përcaktuar si NB.1.8.1 dhe i njohur jozyrtarisht si Nimbus, është zbuluar edhe në Lexo më shumë

    Donald Trump SHBA Bashkimi Evropian Evropa
    Rrjetet Sociale
    • Facebook
    • Instagram
    Të ngjashme
    Kuriozitete

    Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?

    January 23, 2026

    Shumë njerëz e kanë vënë re një detaj të pazakontë në uniformat e ushtrisë amerikane:…

    Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit

    January 23, 2026

    Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?

    January 23, 2026

    Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm

    January 8, 2026

    Postimet e fundit

    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    FaktX

    [email protected]

    Portali FaktX sjell tek ju gjithçka që ndodh, nga vendi e bota. Lajmet më të freskëta, kuriozitetet, zbulimet shkencore, të rejat nga sporti dhe showbiz, si dhe momentet interesante — të gjitha në një vend. Informohu shpejt, saktë dhe në kohë reale!

    Facebook X (Twitter) Instagram TikTok
    © 2026

    Për të kërkuar kliko "Enter" pasi të shënoni tekstin ose "Esc" për të anuluar.