Franco Mastantuono, talenti 17-vjeçar nga Azul, Buenos Aires (lindur më 14 gusht 2007), i bashkohet Real Madridit.
Dhe sipas mediave të huaja, klubi spanjoll ka siguruar shërbimet e një prej lojtarëve më premtues të futbollit botëror.
Mastantuono vjen nga River Plate, ku theu disa rekorde të parakohshme falë paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme.
Ai spikat për vizionin e lojës dhe saktësinë e pasimeve, ndërsa me River Plate numëron 61 ndeshje dhe 10 gola.
Mesfushori i ri u bashkua me akademinë e River Plate në vitin 2019. Në janar 2024, në moshën 16-vjeçare, debutoi me ekipin e parë, duke u bërë një nga lojtarët më të rinj që veshën fanellën e klubit. Një muaj më vonë, ai shënoi golin e parë, duke vendosur edhe rekord si golashënuesi më i ri i River Plate, 16 vjeç, 5 muaj e 24 ditë.
Në mars 2024, Mastantuono fitoi trofeun e tij të parë, Superkupën e Argjentinës. Pas paraqitjeve të shkëlqyera, ai u thirr nga trajneri Scaloni për ndeshjet e qershorit. Mastantuono debutoi me Argjentinën kundër Kilit, në moshën 17 vjeç, 9 muaj e 22 ditë, duke u bërë lojtari më i ri që luan në një ndeshje zyrtare me kombëtaren. /FaktX/
