Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmet e fundit
    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    • Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?
    • Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm
    • Cilat vende po shqyrtojnë ndalimin e mediave sociale për fëmijët?
    Facebook Instagram
    FaktX
    Demo
    • Ballina
    • Lajme
      • Shqip
      • Botë
      • Ekonomi
      • Shkencë
    • Kuriozitete
      • Ngjarje
      • Fakte
      • Mistere
      • Fun
    • Sport
      • Futboll
      • Sporte të tjera
    • Tech & Auto
      • Ngjarje
      • AI
      • Aplikacione
      • Robotikë
      • Makina
      • Lajme Tech
    • Lifestyle
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqimi
      • Trende
    • Video
      • Lajme
      • Kuriozitete
      • Intervista
      • Virale
      • Si të…
    • Magazina
      • Lajme
      • Muzikë
      • Film/TV
      • Showbiz
    FaktX
    Home»Lajme»“Si në ragbi” – Elon Musk dhe Sekretari i Thesarit përplasen fizikisht në Shtëpinë e Bardhë
    Lajme

    “Si në ragbi” – Elon Musk dhe Sekretari i Thesarit përplasen fizikisht në Shtëpinë e Bardhë

    June 9, 2025
    Share
    Facebook Twitter Email Telegram WhatsApp Copy Link

    Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në mesin e prillit në Shtëpinë e Bardhë, ku kanë qenë të përfshirë Elon Musk dhe Sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

    Sipas raportimeve, tensionet verbale kaluan në përplasje fizike pas një takimi me presidentin Donald Trump.

    Siç thuhet më tej, sherri nisi pasi Bessent akuzoi publikisht Musk për dështim në përmbushjen e objektivave të agjencisë DOGE – Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë – një strukturë e re e krijuar ekskluzivisht për Musk nga Trump në fillim të mandatit të tij të dytë.

    Bessent thuhet ta ketë quajtur Musk “mashtrues” për moszbardhjen e 1 trilion dollarëve në shpenzime të panevojshme federale, ashtu siç kishte premtuar.

    Musk, sipas dëshmive të brendshme, reagoi duke e shtyrë me shpatull Sekretarin, duke shkaktuar një përplasje fizike “si në ragbi” që kërkoi ndërhyrjen e stafit për t’i ndarë.

    Presidenti Trump thuhet se e ka vlerësuar ngjarjen si “të tepruar” dhe ky incident theksohet se ka “shtuar tensionet” midis tij dhe Musk.

    Kujtojmë se Musk filloi të kritikonte publikisht projektligjin e ri të Trump, i cili përfshin ulje të mëtejshme taksash, rritje të buxhetit për mbrojtjen dhe sigurinë kufitare, dhe shkurtime në programet sociale si Medicaid.

    Në një postim të fshirë më vonë, Musk e quajti projektligjin “ekonomikisht i papërgjegjshëm”, duke paralajmëruar se do të rriste borxhin kombëtar.

    Ai madje sugjeroi nevojën për një forcë të re politike në SHBA që “të përfaqësojë shumicën e heshtur të amerikanëve në qendër”.

    Tensionet mes dy figurave kulmuan më tej kur Musk sugjeroi se Trump nuk do të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2024 pa mbështetjen e tij financiare.

    Në përgjigje, Trump kërcënoi me ndërprerjen e kontratave qeveritare me kompanitë e Musk, përfshirë SpaceX dhe Tesla, duke e quajtur atë “të çmendur” dhe duke paralajmëruar “pasoja serioze” nëse do të mbështeste rivalët politikë.

    Megjithëse Musk ka filluar të zbusë tonin publikisht dhe ka fshirë disa nga komentet e tij më të ashpra, marrëdhënia e tij me administratën Trump mbetet në një pikë kritike. /Telegrafi/

    Lexo po ashtu

    Gjermanisë i duhen deri në 60,000 trupa shtesë, thotë shefi i Mbrojtjes

    Ushtria gjermane, Bundeswehr, do të ketë nevojë për rreth 50,000 deri në 60,000 trupa shtesë për të përmbushur kërkesat e Lexo më shumë

    Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

    Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan, Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet Lexo më shumë

    Kancelari Merz në Shtëpinë e Bardhë, i jep Trumpit certifikatën e lindjes së gjyshit të tij

    Gjatë takimit të tyre të parë zyrtar në Zyrën Ovale, kancelari gjerman Friedrich Merz i dhuroi presidentit të SHBA-së, Donald Lexo më shumë

    Po përhapet globalisht, ekspertët paralajmërojnë për variantin e coronavirusit “Nimbus”

    Një lloj i ri i coronavirusit, i përcaktuar si NB.1.8.1 dhe i njohur jozyrtarisht si Nimbus, është zbuluar edhe në Lexo më shumë

    Donald Trump SHBA Elon Musk Scott Bessent Shtëpia e Bardhë
    Rrjetet Sociale
    • Facebook
    • Instagram
    Të ngjashme
    Kuriozitete

    Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?

    January 23, 2026

    Shumë njerëz e kanë vënë re një detaj të pazakontë në uniformat e ushtrisë amerikane:…

    Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit

    January 23, 2026

    Gara që po bëhet “shumë e nxehtë”: Pse Rusia, Kina dhe SHBA-të e kanë në shënjestër Arktikun?

    January 23, 2026

    Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – zbulohen tre skenarët e mundshëm

    January 8, 2026

    Postimet e fundit

    • Kufjet e reja të Sony vijnë me kapëse – dhe me jetëgjatësi baterie deri në nëntë orë
    • “Inteligjenca e fshehur e kafshëve” – njihuni me lopën që kruhet vet, duke përdorur një shkop
    • Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
    • Rrëfimi për Gurban Gurbanov, trajnerin që e shndërroi Qarabagun në befasinë absolute të Ligës së Kampionëve
    • Kjo urë në SHBA thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit
    FaktX

    [email protected]

    Portali FaktX sjell tek ju gjithçka që ndodh, nga vendi e bota. Lajmet më të freskëta, kuriozitetet, zbulimet shkencore, të rejat nga sporti dhe showbiz, si dhe momentet interesante — të gjitha në një vend. Informohu shpejt, saktë dhe në kohë reale!

    Facebook X (Twitter) Instagram TikTok
    © 2026

    Për të kërkuar kliko "Enter" pasi të shënoni tekstin ose "Esc" për të anuluar.